[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vandalizem
Rreshti 1:
[[File:Odissea Bekim Fehmiu.jpg|thumb|Odissea Bekim QorriFehmiu]]
Odisea (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij, Antiklesë, mbret i Itakës është heroi simbol i zgjuarsisë (dinakërisë) në mitologjinë greke gjatë luftës së Trojës i njohur si mbreti i Itakës dhe i mishëruar me kualitet të lartë e të papërsëritshëm nga aktori shqiptar i [[Kosovë]]s me famë ndërkombtare [[Bekim Fehmiu]] në një nga filmat dedikuar heroit si realizim kinematografik. Odiseu ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve greke. Trimëria, guximi, qëndrueshmëria dhe sidomos dinakëria kanë hyrë në proverba që edhe sot janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka Homeri i cili e ka ngritur deri te trimi titullar i Odisesë së vet. Si trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa të meta, Odiseu jeton në veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re. Derisa te grekët gabimet dhe dobësitë e tij njerëzore e kanë shpetuar që mos të bëhet trim në letër, te romakët e kanë shndërruar në personazh thjesht negativ. Romakët të cilët konsideroheshin si pasardhës të trojanëve, në këtë mënyrë i hakmerreshin sepse prej të gjithë udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për shkatërrimin e Trojës.