Vlora e lashtë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
P.e.s..
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
Të dhënat [[Arkeologjia|arkeologjike]] dhe [[histori]]ke tregojnë se qytetit i [[Vlorë]]s bën pjesë në ato qytete që kanë lindur në periudhën antike. Gjurmët më të hershme i takojnë shek.VI .. Dy shekuj më vonë qytetit rrethohet me mure të lartë të [[Puna|punuar]] me gurë të latuar. Për herë të parë Aulona përmendet si qytet nga [[gjeografi]] Klaud Ptolomeu kur në veprën e tij “Gjeografi” flet për [[Iliri]]në e përmend Aulonën si qytet dhe skelë. Në fund të shek. IV Aulona i përkiste [[Perandoria|Perandorisë]] Bizantine. Në vitin [[1081]] ushtritë normande të Bohemundit, zbarkuan në gjirin e qytetit duke pushtuar edhe [[Kanina|Kaninën]] e Orikun. Në [[1259]] Vlora u pushtua nga Manfredi, [[Mbreti|mbret]] i [[Sicilia|Siçilisë]] dhe pas vitit [[1272]] ajo është qytetit i “[[Mbretëria e Arbërisë|Mbretësisë së Arbërisë]]” i themeluar nga Karli I i Anzhuninëve. Për herë të fundit kështjella që rrethonte Aulonën e vjetër përmendet në vititn [[1274]] në betejat e ashpra kundër anzhuninëve. Trakte të kësaj kështjelle janë zbuluar në qendrën e sotme të qytetit pranë monumentit të [[Pavarësi]]së. Në [[1379]]-[[1385]] sundimtarë të Vlorës ishin Balshajt dhe prej këndej, kalon nën sundimin e Komnenes. Në shek.XV Vlora përmendet si një ndër portet më të rëndësishëm të [[Mesdheu]]t dhe ishte e dëgjuar për punimin e shpatave, mëndafshit, [[argjendi]]t dhe për nxjerrjen e [[Kripa|kripës]]. Në vitin [[1417]] pushtohet nga [[osmanët]]. Në vitin [[1531]] Sulltan Sulejmani me gurët e Aulonës së vjetër ndërtoi Kalanë e Skelës në formë tetëkëndëshe të përshtatur për [[Artileria|artileri]]. Nga pikëpamja urbanistike në këtë [[Koha|kohë]] qyteti përbëhej nga dy pjesë : Kalaja ku përveç [[Populli|popullsisë]] civile ishte vendosur edhe garnizoni ushtarak dhe administrata qytetare, në lagjet e jashtme banonin zejtarët dhe funksiononte tregu i qytetit. Me ardhjen në fuqi të [[Ali Pashë Tepelena|Ali Pashë Tepelenës]] në vitin [[1812]] Vlora u bë qëndra [[ekonomi]]ke e [[Shqipëri]]së së Jugut.
 
[[Kategoria:Vlorë]]