Helena e Trojës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 37.26.69.69) dhe riktheu rishikimin 1654723 nga Flladimi: Jo po HELENA E PUKES
Rreshti 39:
Në fund edhe një shënim: në qoftë se sot nuk dyshojnë se lufta e Trojës vërtet është ngjarje historike (me siguri kah mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenën mund ta lëmë anash nga kërkimet e shkaqeve të saj reale. Për shkak të një gruaje, madje edhe aq të bukur sikur se e përshkruan Homeri, nuk do të nisen në lundrim dhe në luftë më se njëqind anije me njëqind mijë ushtarë në kuverta. Duket se lufta e Trojës, ndonëse jashtëzakonisht madhështore ka qenë thjeshtë ekspeditë kusarësh e grekëve evropianë kundër bashkëfishorëve të vet të Azisë së Vogël dhe se ka qenë e motivuar me dëshirën që ta marrin pasurinë legjendare të „qytetit të mbretit Priam". Se ky qytet vërtet ka qenë i pasur, kanë dëshmaur gërmimet e Kajnrih Shlimanit në vitin 1871-1878, i cili në gërmadhat e Trojës e ka zbuluar pasurinë, vlera e së cilës i tejkalon të gjitha masat ekzistuese.Vetëm "diademi i Helenës nga Argu" përbëhet prej 16.533 copëzash që jane të karakterit të argjendarisë më të pastër dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i përngjet asgjë që deri më atëherë ka qenë e njohur nga bota antike. Shlimani në Trojë ka gjetur gjithësej dhjetë grumbuj të objekteve prej arit. Pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq, është zhdukur në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Berlin.
 
==Helena e TropojësTrojës dhe misteri i saj ==
Laomedonti, mbreti i parafundit i Trojës, ishte ai që refuzoi t’u jepte shpërblimin për punën e bërë ndërtuesve të Ilionit me kryemjeshtër Aeakun, të atin e Peleut dhe Telamonit, dhe për më tepër i kërcënoi ata se do t’ju priste veshët nëse e mërzisnin prapë me kërkesën e tyre. Kjo grimcë nga legjenda e Ilionit, sa lojë e një mbreti prepotent, fsheh brenda saj edhe zanafillën e një kërcënimi të mundshëm të Trojës, një mbretëri që aso kohe ishte shumë e fuqishme dhe që mbrohej nga një sistem fortifikues tepër i sofistikuar .
Shqetësimi dhe frika nga ndonjë agresion i mundshëm teukro-dardan ishte një arsye e mjaftueshme që 100 mbretër dhe princër nga gjithë gadishulli i Hemit, të mblidheshin nën drejtimin e Agamemnonit të Mikenës, për të ndëshkuar mburravecët trojanë. Ndëshkuesit e këtij rreziku u vetëquajtën Akej, që pak a shumë do të thotë besëtarë të së drejtës së mohuar dhe të sprovës burrërore hakmarrëse. S’do mend që prijësit akeas e kishin kuptuar se Troja ishte një rrezik i afërt për secilin prej tyre, ndaj asnjeri nuk nguroi të merrte pjesë në ekspeditën më të tmerrshme ndëshkuese të kohës, që çoi në shkatërrimin e saj. Të gjithë besëtarët e Aulidës, njëqind mijë frymë dhe njëmijë e njëqind e tetëdhjetë anije, të udhëhequr nga më shumë se njëqind mbretër pranuan si naltmadhni Agamemnonin. Në ngjarjen epokale të luftës së Trojës protagonistë ishin luftëtarët akeas nga njëra anë dhe ata teukro-dardanë bashkë me qytetarët e Ilionit nga ana tjetër, ndërsa si dëshmitarë të gjitha hyjnitë e Olimpit. Dhe padyshim që nuk mungonte asnjë nga burrat e lashtësisë të shquar për trimëri, të cilët në këtë luftë do të provonin fuqinë e rinisë, mençurinë dhe bujarinë e më të vjetërve, tmerret e luftës, dhembjen e humbjes, dredhinë pellazge për ta shkrumbuar Trojën nga themelet, lavdinë e fitores së akeasve dhe përjetësimin e kësaj ngjarjeje. Ishte kjo ngjarje trimërore që e ktheu në epos përplasjen e akeasve me Trojën dhe që e kurorëzuan Homerin në përjetësinë e universit letrar. Për të fituar besimin e të gjithë akeasve, Agamemnoni, sipas këshillave të orakullit të Delfit flijoi të bijën, Efigjeninë, që kjo fushatë të shkonte mbarë, por Ilioni, për akeasit kishte qenë dhe vazhdonte të mbetej një enigmë madhështie dhe force.