Josif Stalini: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Refuzoi ndryshimin e parë të tekstit (nga 79.106.109.172) që pasohet nga rishikimi 1716504 nga Mr Robot
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 41:
Xhugashvilli si fëmijë kishte probleme të shumta shëndetësore. Ai ka lindur me dy gishtërinj të bashkuar në këmbën e majtë, dhe fytyra e tij kishte shenja të shumta të shkaktuara nga sëmundja e lisë në moshën 7 vjeç. Në moshën 12, ai dëmtoi krahun e tij të majtë në një aksident me një karrocë me kuaj, duke e bërë atë më të shkurtër dhe më të ngurtë se krahu tjetër.
 
Babai i tij ishte një pijanec dhe njeri i dhunshëm ndaj familjes së tij, gjë që çoi në humbjen e biznesit. Kur e ëma e regjistroi Josifin në një shkollë për priftërinj ortodoksë, kundër dëshirës burrit të saj, i ati i tërbuar dhe i dehur e rrahu atë. Ai u dëbua nga Gori pasi sulmuoi shefin e policisë. Besarioni u zhvendos në [[TbilisTbilisi]], duke e lënë gruan e tij dhe djalin në Gori.
 
Kur Xhugashvilli ishte gjashtëmbëdhjetë, ai mori një bursë për të marrë pjesë në Seminarin Shpirtërore Tbilisit, seminari më i mirë ortodoks rus në TbilisTbilisi.
 
Gjuha në të cilën zhvilloheshin mësimet ishte gjuha ruse. Megjthëse po mësonte për prift, Xhugashvilli u bë një ateist që në vitin e tij të parë. Ai ishte një lexues i pangopur dhe u bë një nacionalist kulturor gjeorgjian. Ai botoi poezi në gjeorgjisht në shtypin lokal me emër anonim dhe u angazhua në politikën e studentëve. Ai u përjashtua në vitin 1899, pasi mungoi provimet e tij të fundit. Të dhënat e seminarit gjithashtu sugjerojnë se ai nuk ishte në gjendje të paguante taksat e tij për shkollim. Në këtë kohë, Xhugashvilli u bashkua me Partinë e Punës Social Demokratike Ruse, një grup marksist.