[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Rrok Gera''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[15 janar]] [[1901]]<sup>?</sup> - [[28 janar]] [[1969]]) ishte nëpunës, ministër i Financave dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani, në vitin 1944.
 
== Jeta ==
{{Biografi-cung}}
Leu në familjen e Zefit të Nikollë Gerës dhe Luçie Vasës. Më 1917 përfundoi Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve dhe po atë vit merr bursë nga administrata austro-hungareze për në akademinë tregtare të Linz-it në Austri.
 
Më 1924 me nxitjen e [[Stefë Curani|Stefë Curanit]], kur [[Luigj Gurakuqi]] ishte ministër i Financave, Rrokut i akordohet një bursë për të vazhduar studimet e larta pranë Fakultetit të Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Vienës. Pasi kryen praktikën në Vienë, kthehet në atdhe dhe më 19 maj 1929 emërohet Shef i Seksionit Financiar në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare dhe Zëvendëskomisar për Shoqëritë Anonime (me ministër [[Milto Tutulani|Milto Tutulanin]] dhe kryeministër [[Kostaq Kotta|K. Kottën]]).
 
U caktua për të shoqëruar shkrimtarin austriak Friedrich Wallisch në udhëtimin e tij më 1930-31. Emërohet zëvendëskomisar në Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe më 18 qershor 1930 emërohet sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave, kur ministër ishte [[Kolë Thaçi]].
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]