[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
nje fjali
Udha (diskuto | kontribute)
Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1443038 nga Xqbot: opinionet personale s'e kanë vendin në sqwiki
Rreshti 1:
{{KUTIAMeksika}}
 
'''Shtetet e Bashkuara të Meksikës''' që njihet zakonisht si Meksika është një republikë kushtetuese federale në Amerikën e Veriut. Meksika ka një sipërfaqe prej 2 milion km² duke qenë kështu vendi i pestë në kontinentin amerikan dhe i katërmbëdhjeti në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej 111 milion banorësh Meksika renditet si vendi i 11-të në botë. Meksika është një shtet federal i përbërë nga 31 shtete dhe një Distrikt Federal. Kryeqytet i Meksikës është [[Qyteti Meksiko]] Ky qytet eshte shume i bukur.
== Gjeografia ==
Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me [[SHBA]], [[Guatemala|Guatemalën]] dhe [[Belizë]]n. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës. Territori i Meksikës ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, nga veriu në jug duke përfshirë edhe pllajën qendrore. Në jug, rrafshnalta ndahet nga Paqësori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore është zonë sizmike me vullkane aktivë (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaçiuatl, 5286 m).