[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthye versioni 1531900 i bërë nga 37.26.81.230 (diskutimet)
Rreshti 4:
Në kuptimin leksikjografik, fjalori është një publikim i cili sistematikisht (zakonisht sipas rendit alfabetik) regjistron një pjesë, të madhe apo të vogël, të përgjithshme apo të veçantë, të fondit të përgjithshëm të një, apo të më shumë gjuhëve.
 
Ekzistojnë disa lloje fjalorësh, të hartuar mbi disa baza: sipas numrit të gjuhëve që përfshijnë – ''njëgjuhësh'', ''dygjuhësh'' etj.; sipas destinimit – ''shkollorë'', ''akademikë'' etj.; sipas projeksionit kohor – ''etimologjikë'', ''historikë'' dhe ''bashkëkohorë''; sipas fushave që përfshijnë – ''të përgjithshëm'' dhe ''të specializuar''; sipas mënyrës së shpjegimit – ''gjuhësorë'' dhe ''enciklopedikë''; sipas fushave i të gjuhës që përpunojnë – ''ortografikë'', ''akcentologjikë'' etj.
 
Në kuptimin enciklopedik, fjalori mund të jetë sinonim i nocionit ''leksikon'', përkatësisht i një regjistri në formë fjalori të shpjegimit të nocioneve të ndryshme të një fushe, një aspekti etj. (''fjalori i termave letrarë'', ''fjalori ekonomik'', ''fjalori i astronomisë'', ''fjalori i kompjuteristikës'' etj.).