[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Mendimi për universin: përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt duke përdorur AWB
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 79.106.209.109 dhe Mr Robot) dhe riktheu rishikimin 1670545 nga Flladimi
Rreshti 3:
[[Skeda:Chamundi-hills.jpg|thumb|[[Tempulli hindu|Tempull Hindu]]]]
 
Fetë që kanë lindur dhe janë zhvilluar në gadishullin indian quhen fe indiane. Krahas ngjashmërisë së karaktereve gjenerale të tyre, këto, me ndikimin e themeluesve dhe me zhvillimin historik të tyre, kanë specifika dhe zhvillim të posaçëm. Në krye të tyre qëndron feja tradicionale e gadishullit indian, '''hinduizmi'''. Këtë e ndjekin budizmi, jogizmi, xhajnizmi, si dhe rrymat dhe fraksionet e tjera të tyre.pith
 
== Hinduizmi ==
Rreshti 34:
cilat ndjekin njëra-tjetrën. Me mbarimin e një dite të Brahmanit një pjesë e botës do të zhduket dhe drejt kësaj humbjeje shkojnë vetëm pjesët e poshtme të sistemit botëror. Me lindjen e një dite të re të Brahmasë, në pjesët e epërme të sistemit botëror, do të fillojë një krijim i pjesërishëm. Një ditë e Brahmasë bën një “kalpa”, i cili përfshin edhe jetën botërore të madhe 1000 vjeçare. Ndërsa një jetë botërore (Mahajuga) është sa 320.000 x 4 jetë njeriu. Një jetë më e gjatë botërore është e përbërë nga mbledhja e periudhave të quajtura Krita, Treta, Dvapara dhe Kali dhe çdo njëra nga ato (sipas rënditjes) reflekton 4, 3, 2, 1 mijë (Vjet Zoti). Jugatë (periudhat botërore) dallojnë nga njëra tjetra sipas vazhdueshmërisë dhe cilësisë. Një Juga xhevahiri është periudha më e gjatë. Në këtë periudhë ka një lumturi të përgjithshme. Njerëzit janë dashamirë të së vërtetës dhe të drejtë. Në çdo Juga që e pason atë do të ketë një keqësim të vazhdueshëm, kështu që më në fund, në Kali-Juga në etikë dhe në çdo send do të ketë një rënie; kjo rënie në jetën e njeriut dhe në botë arrin kulminacionin. Së fundi përsëri fillon një jetë botërore e lumtur që do të jetë e detyruar që në të ardhmen vendin e vet t’ua lërë periudhave që pasojnë. Në çdonjërën nga këto Juga ka nga një të kuqe mëngjezi dhe një të kuqe mbrëmjeje që zgjatë sa një e katërta e vetë asaj.
 
Sot ne gjendemi në Mëngjesin e Kuq të Jugasë Kali, që fillon më 17 shkurtShkurt 3102 me vdekjen e Krishnas. Luftërat e përshkruara në Mahabharata kanë ndodhur në Juganë Dvapara, kurse aventurat e Ramasë dhe Ravanasë në Juganë Treta.
 
Hinduistët janë mësuar me këtë llogari madhështore të kohës. Besojnë se njohuritë metafizike, sikur që e pranojnë se para mijëra vitesh kanë jetuar trima historikë, dhe shkrimet e shenjta janë shpallur në periudha aq të vjetra, sa që s’mund të paramendohet; ndodhitë të cilat shkrimtarët ua shpjegojnë Mahabharatasë dhe Ramasë besojnë se ata vetë i kanë përjetuar. Mendimin botëror indian që e shpjeguam deri më tash, e pranojnë shumica e indusëve. Ka mundësi që, në kundërshtim për atë që i kemi shpjeguar, të rastisen edhe mendime të shkollave dhe fraksioneve të ndryshme.