[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.174.211.56) dhe riktheu rishikimin 1757039 nga Punëtoria
Rreshti 16:
<br />
" Zosimea " si një gjimnaz i lidhur me historinë e Shqipërisë, është shkolla ku mësuan shumë nga rilindësit tanë të shquar. Asokohe ajo konsiderohej si njëra ndër shkollat më të mira për formimin e nxënësve me virtyte të larta, dije dhe kulturë.<ref name="DQ"/> <br />
Edhe në shekullin e XX " Zosimea " vazhdon veprimtarinë dhe aktivitetin e saj të ngjeshur në drejtim të edukimit, arsimimit dhe përgatitjes së brezit të ri. Interesimi i të rinjëve për ti vijuar mësimet në këtë shkollë vazhdoi të rritet vazhdimisht. Në vitin 1918 për shkak të numrit të madh të nxënësve,në Janinë, krahas Gjimnazit " Zosimea ", themelohet edhe një shkollë tjetër e lartë, ndërsa nga viti 1927 " Zosimea " fillon të quhet Shkollë e Lartë për Djem ( Eng:Boy`s High School ). Nga viti 1932 fillon një periudhë e re për Shkollën e Lartë " Zosimea ", kur stafit të saj pedagogjik e arsimor i bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve eminent të asaj kohe. Në këtë mënyrë, ky institucion edukativo –arsimor bëhet edhe qendër e aktiviteteve kulturore. Në vitin 1937 nga organet përkatëse shtëtërore i rikonfirmohet edhe njëhere epiteti i shkollës model mirëpo kësaj radhe si Shkollë e Lartë Model ( Eng: High School Model ). Pas Luftës së Dytë Botërore, Shkolla e Lartë " Zosimea " vazhdon funksionin dhe misionin e saj. Kështu në vitin 1952 vendoset që për nevojat e Shkollës në fjalë të ndërtohet një objekt i ri dhe në nëntor të vitit 1955 përurohet ndërtesa e re e Shkollës së Lartë " Zosimea " në Janinë.<ref name="GB">Gëzim Bullaku: [http://www.kokaj.net/arsim-kulture-detale/items/gjimnazi-zosimea-ne-janine-dhe-shqiptaret.html Gjimnazi Zosimea në Janinë dhe shqiptarët] 16.06.2016</ref>
<br />
Sot " Zosimea " është një shkollë që ndërtesën e vjetër historike e ka në mes të Janinës, dhe si për ironi të një fati akoma më ironik, gjendet tamam mbi rrugën e stacionit të autobusëve interurbanë, sapo dikush zbret pasi ka hipur në Kakavijë, Gjirokastër apo Tiranë. Nëse dikush do të kërkonte në katalogët e regjistrimit të asaj shkolle, do të gjente emra shqiptarësh të mëdhenj të asaj kohe.<ref name="GB"/>
 
==Vlerësime të ish nxënësve==
[[Skeda:Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut (Greqisht).jpg|thumb|300px|Historia e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (në gjuhën greke), botuar në Moskë më 1812. Ky libër përdorej si tekst mësimor në Shkollën Zosimea]]
[[Sami Frashëri]] në enciklopedinë e tij me titull “Kamus al – alam” të botuar në [[Stamboll]], këtë institucion edukativo – arsimor na e paraqet si “shkollë idadije e përsosur, speciale për grekët, e cila quhet Zosimea,” kurse ish nxënësi tjetër i kësaj shkolle, [[Jani Vreto]] lidhur me këtë Gjimnaz thotë:"Vetëm kur shkova në Gjimnazin "Zosimea" u njoha me historinë e Kastriotëve dhe të parëve tanë". Pikërishtë në bankat e kësaj shkollë Vreto e shkroi poemën "Istori e Skenderbeut". (Ka të dhëna të cilat flasin se si tekst mësimor në Gjimnazin "Zosimea" përdorej edhe “ Historia e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut “ botuar në Moskë më 1812.) Nxënës tjetër i kësaj shkolle ishte edhe poeti [[Ali Asllani]]. Ai lidhur me shkollën në fjalë mes tjerash shkruan: “Të ndihmuar edhe nga mësimet ne na u ngjall një dëshirë aguridhe për një farë lirie patriotike sipas kohës.”<ref name="GB"/> <br />
Në librin me titull “ Kujtime “ [[Ismail Qemali]], duke evokuar vitet e tij të studimeve në Gjimnazin “ Zosimea “ mes tjerash shkruan: “ Duke qenë i pari mysliman në atë kohë, u bëra objekt i një vëmendjeje të vaçantë, jo vetëm për shokët e mi të shkollës por edhe nga profesorët. Ruaj kujtimin më të mire për këta mësues,dhe ndaj një mirënjohje të thellë për kujtimin e Omer Efendiut dhe të profesorit Cime që çdo ditë vinin për të më dhënë mësime private, njëri për arabishten e tjetri për frengjishtën… Drejtori i shkollës dhe profesorët e tjerë,me shumë mirësjellje, më lejuan të bëj provimet para kohës e më dhanë diplomë të rregullt si dhe nje certificate miresjellje. Kështu lashë gjimnazin pasi kisha përfunduar studimet e mia humanitare ( greqishtën e vjetër dhe latinishtën ), pasi kisha marrë njohuri të mira në shkencat fizike dhe matematikë. Në të vërtetë kisha aftësi të veçanta për matematikë. Kisha bërë ushtrime e që ishin çmuar shumë nga profesori im. Kur kujtoj vitet e rinisë sime e studimet e mia, bindem se ekziston njëfarë varësie ndërmjet mjediseve fillestare dhe fatit që ndjek secilin nga ne,megjithë se do të ishte e vështirë për të përcaktuar ligjin që sundon këtë lidhje. Kush mund të thotë nëse është mjedisi ai që formon fatin tonë, apo nëse mjedisi është krijuar si kusht për fatin tonë të ardhshëm. Që nga mosha më e njomë, mendja ime është ushqyer me analizën e kujtimeve për madhështinë e Francës. Llamba që ndriste djepin tim ishte mbajtur nga një statujë e Napoleonit të Madh, lodrat e mia ishin vizatime që paraqisnin veprat e mëdha të Napoleonit dhe besoj se pyetja ime e parë fëmijërore drejtuar babait tim ishte për të njohur domethënien e globit që Perandori i Madh mbante mbi kokë … Një fakt tjetër që ka lënë mbresë në mendjen time, sepse më preku në atë kohë, qe zbulimi gjate studimeve të zakonshme të mitologjisë antike, se përrallat e dados sime plakë, një myslimane, afroheshin pikë përpikë me mitet helene si skena ndërmjet Odises e Akilit në oborrin e mbretit Shiro, gjykimi i Paridit etj. Unë kisha qenë me shumë fat pasi kisha pas mësues letërsie e historie të Greqisë së vjetër, burra nga më të shkëlqyerit e kohës,që nuk interesoheshin vetëm të më mësonin në formë leksioni autorët klasik, por më bënin të jetoja në atë atmosferë lirie të botës së vjetër helene.”<ref name="DQ"/>
==Nxënës të njohur==
Rreshti 64:
*Flemming, Katherine E: The Muslim Bonaparte: Diplomacy and Orientalism in Ali Pasha's Greece, Princeton University Press, Princeton – New Jersey, 2014.
*Georgios K. Gatos. Istoria ton Yoaninion. Athina. 1965.
*Gëzim Bullaku: Gjimnazi Zosimea në Janinë dhe shqiptarët, 16.06.2016.
*Jashar Rexhepagiq: Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike. Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
*Katherine E(lizabet) Flemming: Bonaparti mysliman: Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e Ali Pashës. Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2013.
Line 74 ⟶ 75:
== Lidhje te jashtme ==
*[http://xhaxhai.wordpress.com/tag/nxenesit-shqiptare-te-shkolles-zosimea/ Nusja greke e pavarësisë (Nxënësit shqiptarë të shkollës Zosimea)]
*[http://www.kokaj.net/arsim-kulture-detale/items/gjimnazi-zosimea-ne-janine-dhe-shqiptaret.html Gjimnazi Zosimea në Janinë dhe shqiptarët] http://www.kokaj.net 17.04.2016
 
[[Kategoria:Shkolla të mesme në Shqipëri]]