[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Gjithe kjo pune e mrekullueshme pa asnje reference!!!
Rreshti 4:
 
=== Miti i Herkulit ===
Ka lindur në Tebë ku ishte strehuar e ëma e tij, Alkmena, me burrin e vet Amfitrionin, kur Amfitrioni e vrau vjehrrin e vettij, Elektrionin dhe u frikësua nga hakmarrja e vëllautvëllait të tij, Stenelit. Zeusi ka diturqene ne dijeni për lindjen e shenjtë të Herakliut dhe jo vetëm si zot i gjithëdijshëm, por pikërisht për shkak se edhe vetë ka marrë pjesë në këtë. Me të vërtetë AlkmenaAlkmenes i patkishte pëlqyer shumë andajprandaj edhe e merr pamjen e Amfitrionit dhe i është afruar pa vështirësi. Kur arriti dita e lindjes së Herakliut, Zeusi nuk e lëshoi rastin që në këshillin e zotëravezotave, ta profetizojë se atë ditë do të lindë kreshniku më i madh në botë. Herës menjëherë i shkoi ndërmend se prapa kësaj është fjala për pasojat e ndonjë aventure të dashurisë së tij dhe vendosi që t'i hakmirrethakmerret. Bëhej se nuk beson në profetizimin e Zeusit dhe kërkoi që të përbëhet, se ai që do të lindë atë ditë vërtet do të sundojë të gjithë njerëzit, qofshin ata edhe të fisit të Zeusit. Zeusi e pranoi dhe u përbe se ashtu do të ndodhë, kurse Hera menjëherë u kujdes që gruaja e Stehelit, Nikipa, në të njëjtën ditë ta lindë djalin, ndonëse ishte në muajin e shtatë të shtatëzanisë, ndërsa lindjen e Alkmenës e ndali. Këtu asgjë nuk mundi të ndryshohet: Herakliu i fuqishëm, i biri i zotit suprem, qe i detyruar që t'i shërbejë Euristeut, birit të Stenelit vdekatarë - fatin e dhembshëm të cilin mund ta përballojë vetëm trimi i vërtetë.
 
Kur lindi Herakliu, emri iu dha sipas gjoja stërgjyshit të tij, Alkidit. Me emrin Herakli e quajtën më vonë për arsye se përmes Herës e fitoi famën (kjo është tradicionale, ndonëse nuk është hulumtuar plotësisht origjina e emrit të tij). Hera ka qenë shkak i kësaj fame, kuptohet, krejtësisht kundër vullnetit të vet - madje me pengesa që ia kurdiste, duke iu hakmarrë për shkak të tradhtisë së burrit të vet dhe të cilat Herakliu i ka mposhtur njërën pas tjetrës me ngulm. Posa lindi, Hera ia çoi në djep dy gjarpërinj për ta mbytur. Herakliu i mbyti ata. Amfitrioni u tmerrua nga fuqia dhe shkathtësia e fëmijës. E kuptoi se ai i cili si fëmijë mund të bëjë gjëra të tilla vërtet do të arrijë larg. Andaj u kujdes që Herakliu të edukohet në mënyrë shembullore, madje edhe më mirë se i biri i tij, Ifikliu. Mësuesi i cili e ushtronte në përdorimin e armëve në luftë ka qenë Kastori, i biri i Zeusit, ndërsa në gjuajtje me hark Euriti, mbret i Ehalesë. Në dituri e ka mësuar Radamanti, djali i ndershëm i Zeusit, ndërsa orët nga muzika dhe kënga ia ka mbajtur Lini, vëllau i vetë Orfeut. Herakliu ka qenë nxënës i mirë. Atij nuk i shkonte për dore deri diku vetëm luajtja në lirë. Kur njëherë gjatë orës Lini e qortoi, Herakliu i ra aq fort me lirën sa që në vend e la të vdekur. Amfitrioni atëherë vendosi që ta largojë diku larg njerëzve. E dërgon në malin Kiteron, që atje ta kullosë bagëtinë. Herakliu e konsideroi këtë profesion të mirë dhe e ndëgjoi.