[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
shtim reference për vdekjen e tij
No edit summary
Rreshti 16:
''' Robert Elsie ''' (1950-2017) ishte [[albanolog]], [[shkrimtar]] dhe [[përkthyes]],
== Jeta ==
Lindi më [[1950]] në [[Vancouver|Vankuvër]] ([[Vancouver]]), [[Kanadaja]]. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe të gjuhësisë më [[1972]]. Po në atë vit, erdhi në [[Evropë]] me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në [[Irlandë]], dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më [[1978]]. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë [[Shqipëri]]në disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. U nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.<ref>{{cito uebin|last1=Açka|first1=Flutura|title=Shuhet Robert Elsie, amaneti: Dua të prehem në Shqipëri|url=https://www.mapo.al/2017/10/shuhet-robert-elsie-amaneti-dua-te-prehem-ne-shqiperi/1|website=Gazeta Mapo|accessdate=2 tetor 2017}}</ref>
 
Qëndron prapa faqeve të internetit: