[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Eshte shtuar "Elbasani eshte qyteti i trete me i madh ne shqiperi.
Rreshti 24:
| PORTAL = PO
}}
'''Elbasani''' është [[qytet]] në [[Shqipëri]] dhe njëkohësisht qendër e [[Qarku i Elbasanit|qarkut]] dhe [[Rrethi Elbasan|rrethit]] me të njëjtin emër. Elbasani është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri.
 
Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit [[Shkumbini|Shkumbin]], i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.