Dinastia Tang: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Addbot (diskuto | kontribute) v Bot: Migrating 80 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q9683 (translate me) |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Dinastia Tang''' i madh ekzistoi 289 vjet, nga viti 618 deri në vitin 907, vit kur ajo u përmbys nga Zhu Wen. Dinastia Tang kaloi dy etapa, etapën e parë dhe etapën e fundit. Ngjarja e rebelimit të klikës ushtarake An-Shi ka qenë vija e demarkacionit midis atyre dy etapave. Etapa e parë ishte etapë e lulëzimit dhe etapa e fundit ishte etapë e rënies. Li Yuan e themeloi dinastinë Tang dhe u shpall si perandori Tang-Gaozu, kurse biri i tij Li Shi Min, që u bë perandori Tang-Taizong, kreu bashkimin e gjithë vendit, duke komanduar forcat e armatosura dhe duke luftuar për 10 vjet me radhë. Li Shi Min u ngrit në fronin perandorak pas incidentit të vëllavrasjes tek porta Xuanwu të qytetit Çang-an, sot Xi-an. Në sajë të përpjekjeve të tij për fuqizimin e vendit, shoqëria feudale kineze pati një lulëzim të paparë gjatë kohës së dinastisë Tang, u krijua një gjendje e stabilitetit dhe paqes gjatë viteve të perandorit Taizong (627-649) dhe perandoria Tang zuri pozitë me përparësi në botë në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe fusha të tjera.
Gjatë viteve kur perandori Xuanzong ishte në fuqi, u krijua një gjendje e lulëzimit që u quajt “epoka e lulëzuar e viteve Kaiyuan” (vitet 713-741). Në ato vite, shteti kinez ishte i fuqishëm dhe populli bënte një jetë të pasur. Mirëpo, pikërisht gjatë viteve kur perandori Xuanzong ishte në fuqi, ndodhi rebelimi i klikës së An Lushanit dhe Shi Simingut, që u quajt shkurtimisht në historiografi si “rebelimi An-Shi”, si pasojë, dinastia Tang mori rrugë tatëpjetë drejt rënies.
Gjatë kohëve të dinastive Sui dhe Tang, u arritën suksese të shumta në fushën e legjislacionit. Për shembull, u krijuan sistemi i qeverisë me tri ministri dhe i organit të pushtetit me gjashtë seksione; sistemi i provimeve perandorake dhe kodi i taksave të dyllojeshme, e të tjera, të cilast ushtruan ndikime të thella edhe për brezat e mëvonshëm. Dinastitë Sui dhe Tang zbatuan një politikë relativisht të hapur në marrëdhëniet me botën e jashtme, prandaj shkëmbimet ekonomike dhe kulturore midis Kinës dhe vendeve të tjera kanë qenë të dendura në atë kohë. Në fushën e letërsisë, u arritën suksese shumë të mëdha në krijimtarinë poetike, e cila u zhvillua në katër faza: faza e viteve të para të dinastisë Tang, me Çen Zi Ang si
Në vitet e fundit të dinastisë Tang, dolën turbullira në jetën politike. Që nga lufta politike midis sekteve Li dhe Niu dhe deri në uzurpimin e pushtetit nga eunukët, ndodhën pa ndërprerë kryengritje fshatare, veçanërisht kryengritja e udhëhequr nga Huang Çao. Zhu Wen, një nga udhëheqësit e kryengritjeve, dikur kapitulloi para palës zyrtare të dinastisë Tang, por më vonë e zëvendësoi perandorin e dinastisë Tang dhe vetë u ngrit në fronin perandorak, duke krijuar dinastinë “Liang i Vonshëm”, që ishte e para dinasti e periudhës së “pesë dinastive ”, periudhë që zgjati 53 vjet(907-960).
|