Sistemi diellor: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v W-lidhje
+përkthim nga en.wiki
Rreshti 6:
'''Sistemi diellor''' është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth [[Dielli]]t. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga [[Trupat qiellor|trupa qiellorë]] të ndryshëm që mbahen në [[orbita]] nga [[Graviteti|forca e gravitetit]] të [[ylli]]t tonë, [[Dielli]]t. Është i përbërë nga nëntë [[Planeti|planetë]] (dhe 166 [[hëna]]t e tyre), nga tre [[Planeti xhuxh|planetë xhuxhë]] ([[Ceresi]], [[Plutoni]], [[Erisi]] dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda [[Trupi i vogël i sistemit diellor|trupa të vegjël]]. Këtu bëjnë pjesë trupat e [[Rripi i Kuiperit|Rripit të Kuiperit]], disa dhjetëra mijëra [[Asteroidi|asteroidë]], një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh [[kometa]]sh, [[Meteorët|meteoritësh]], dhe [[pluhuri ndëryjor]].
 
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: [[Mërkuri]], [[Afërdita]], [[Toka]], [[Marsi]], [[Jupiteri]], [[Saturni]], [[Urani]] , [[Neptuni (planeti)|Neptuni]] dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë [[Sateliti natyror|satelitë natyrorë]] të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të [[Hëna|Hënës]] së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga [[Rrethi planetar|rrathë planetarë]] prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të [[Mitologjia|mitologjisë]] [[Mitologjia greke|greko]] – [[Mitologjia romake|romake]].
 
== Zbulimi dhe eksplorimi ==
Për një koh të gjatë në histori, njerëzimi nuk e ka njohur ose kuptuar konceptin e Sistemit diellor. Shumica e njerëzve deri në [[Mesjeta|mesjetën]] e vonë–[[Rilindja|Rilindje]] besonin se [[Toka]] ishte e palëvizshme në qendër të [[Gjithësia|Gjithësisë]] dhe kategorikisht e ndryshme nga objektet hyjnore apo etere që lëviznin përmes qiellit. Edhe pse [[filozofi]] [[Greqia e lashtë|grek]] [[Aristarku i Samos]] kishte spekuluar në një riorganizim heliocentrik të [[kozmosi]]t, [[Nikola Koperniku]] ishte i pari që zhvilloi një [[Heliocentrizëm|sistem heliocentrik]] [[Matematika|matematikor]] parashikues.<ref>{{cite magazine|title= The astronomical system of Copernicus|author=WC Rufus|magazine=[[Popular Astronomy (US magazine)|Popular Astronomy]]|volume=31|page=510|date= 1923|bibcode=1923PA.....31..510R}}</ref><ref>{{cite book |title=Copernicus, Darwin, & Freud: revolutions in the history and philosophy of science |first=Friedel |last=Weinert |publisher=[[Wiley-Blackwell]] |date=2009 |page=21 |isbn=978-1-4051-8183-9}}</ref> Në shekullin e 17-të, [[Galileo Galilei]], [[Johannes Kepler]] dhe [[Isaac Newton]] zhvilluan një kuptim të [[Fizika|fizikës]] që çuan në pranimin gradual të idesë se Toka lëviz rreth Diellit dhe se planetet qeverisen nga të njëjtat ligje fizike që qeverisin Tokën. Shpikja e teleskopit solli zbulimin e planeteve dhe hënave të tjera. Përmirësimet të teleskopeve dhe përdorimi i anijeve pa pilot kanë mundësuar hetimin e fenomeneve [[Gjeologjia|gjeologjike]], të tilla si [[mal]]et, [[krater]]et, fenomenet [[Meteorologjia|meteorologjike]] sezonale, si [[retë]], [[stuhitë e pluhurit]] dhe [[kapelet e akullit]] në planetët e tjerë.
 
== Ndërtimi i sistemit diellor ==