Ndryshimi mes inspektimeve të "Piramidat e Egjiptit"

Ndërsa përgjithësisht bihet dakord se piramidat ishin monumente varrimi, ka mosmarrveshje të vazhdueshme mbi parimet e veçanta teologjike që mund tu kenë dhënë jetë atyre. Një sugjerim është se ato ishin projektuar si një lloj "makinë ringjallëse".<ref name="Peeters">Toby Wilkinson: [https://books.google.co.uk/books?id=Z169xREnHQwC&pg=PA1141&dq=pyramids+%22resurrection+machine%22&hl=en&sa=X&ei=j9CBVdOfAYXW7ga_8IOQDA&ved=0CDEQ6AewAw#v=onepage&q=pyramids%20%22resurrection%20machine%22&f=false Egypt at its Origins. Studies in Memory of Barbara Adams Proceedings of the International Conference "Origin of the State. Predynastic and Early Dynastic Egypt"], Krakow, 28th August - 1st September 2002; kapitulli ''Before the Pyramids''; [[2004]], Peeters, isbn 978-90-429-1469-8, fq. 1142, kontrolluar më 18 qershor 2015</ref>
Egjiptianët besonin se zona e qiellit të natës përreth të cilës yjet dukej se vërtiteshin ishte kalimi fizik për në parajsë. Një nga tunelet e ngushta që kalojnë nga dhoma kryesore e varrit nëpër të gjithë Piramidën e Madhe ishte e drejtuar drejt qendrës së kësaj pjese të qiellit. Kjo sugjeron se piramida mund të ketë qenë projektuar për të shërbyer si një platformë magjike për drejtimin e shpirtit të faraonit drejtpërdrejtë në vendqendrimin e hyjnive.<ref name="Peeters"/>
Të gjitha piramidat egjiptiane ishin ndërtuar në bregun perëndimor të Nilit, i cili si vendi i perëndimit të diellit ishte i lidhur me mbretërinë e të vdekurve në mitologjinë egjiptiane.<ref>{{cite web|url=http://www.discoverychannel.co.uk/hiddenhistoryofegypt/feature6.shtml|title=Discovery Channel Nederland|publisher=Discoverychannel.co.uk|accessdate=16 nëntor 2012}}</ref> K.S
 
==Datat e ndërtimit==
==== Përshkrimi ====
[[File:Giza pyramid complex (map).svg|thumb|left|369px|Harta e kompleksit te Gizes]]
Piramidat, që u ndërtuan gjatë [[Dinastia IV|Dinastisë së IV]], dëshmojnë fuqinë e shtetit dhe të besimit faraonik. Ato u ndërtuan për të shërbyer si varre, por mbi të gjitha për ti bërë emrat e tyre të jetonin përjetësisht.<ref name=lawrence-cunningham>John J. Lawrence & S. Cunningham Reich: Culture and Values: A Survey of The Humanities; [[2010]], 7th edition, Wadsworth Cengage Learning, [[Boston]], MA, isbn 0-495-56877-5.</ref> Përmasat dhe dizajni i thjeshtë tregojnë një nivel të lartë aftësish të projektuesve dhe inxhinierëve të lashtë egjiptianë.<ref name=lawrence-cunningham/> Piramida e Madhe e Gizës, e cila me shumë gjasa u përfundua në vitin 2580 p.e.s., është piramida më e vjetër e Gizës dhe piramida më e madhe në botë ashtu si dhe monumenti i vetëm mbijetues prej [[Shtatë mrekullitë e botës së lashtë|Shtatë mrekullive të botës së lashtë]].<ref>{{cite web|title=The 7 Wonders of the Ancient World|url=http://library.thinkquest.org/C0123829/|accessdate=26 korrik 2011}}</ref> Piramida e Khafreut besohet se është përfunduar rreth vitit 2532 p.e.s., në fund të mbretërimit të Khafreut.<ref name="lehner1997">Mark Lehner: The Complete Pyramids; Thames & Hudson, [[1997]], ISBN 978-0-500-05084-2</ref> Khafreu e vendosi në mënyrë të zguar dhe ambicioze piramidën e tij përkundrejt atyre të paraardhësve të tij. Nuk është aq e madhe sa piramida e Khufu/Keopsit, por ai qe i aftë ti jepte asaj përshtypjen e të qenit më e lartë madhe duke e ndërtuar në një vend me themele 10 metra më të larta dhe me një pjerrësi më të madhe këndore.<ref name=lehner1997 /> Së bashku me ndërtimin e piramidës së tij, Khafreu porositi ndërtimin e Sfinksit gjigand si gardian i varrit të tij. Fytyra njerëzore, me gjasa portreti i Khafreut, në trupin e një luani do të shihej si një simbol hyjnor nga grekët 15 shekuj më vonë.<ref name=lawrence-cunningham/> Megjithatë, aktualisht, disa egjiptologë mendojnë se fytyra e [[Sfinksi i Madh|Sfinksit të Madh]], që ngrihet në pjesën lindore të kompleksit, i drejtuar nga lindja, i përketë [[Keopsi]]t<ref>Riccardo Manzini: ''Complessi piramidali egizi - Vol. II''; fq. 121</ref>
Sfinksi i Madh mendohet se është nxjerr nga shtresat shkëmbore të gurit gëlqeror dhe qëndron rreth 20 metra i lartë.<ref name="ReferenceA">John J. Lawrence S. Cunningham Reich: Culture and values: a survey of the humanities, [[2010]], 7th edition, Wadsëorth Cengage Learning, [[Boston]], MA, isbn 0-495-56877-5.</ref> Piramida e Menkaure-së datohet afërsisht rreth vitit 2490 p.e.s. dhe është 65 metra e lartë duke e lënë atë si më të voglën e piramidave të mëdha.<ref>{{cite web|title=Pyramid of Mankaure|url=http://www.nationalgeographic.com/pyramids/menkaure.html|work=National Geographic: Egypt|publisher=National Geographic Society|accessdate=26 korrik 2011}}</ref>
Nga të treja vetëm Piramida e Khafreut ruan akoma pjesë të mbulimit të lëmuar me shkëmb gëlqeror, pranë majës së sajë.
Anonymous user