Ndryshimi mes inspektimeve të "Piramidat e Egjiptit"

[[File:All Gizah Pyramids.jpg|thumb|381px|Pamje e piramidave të Gizës nga rrafshnalta në jug të kompleksit. Nga e majta në të djathtë, tre piramidat më të mëdha janë: Piramida e Menkaureut, Piramida e Khafreut dhe Piramida e Keopsit. Tre piramidat më të vogla përpara janë struktura dytësore të lidhura me piramidën e Menkaureut.]]
Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në [[Sakara]], në veriperëndim të [[Memfisi]]t. Më e hershmja mes tyre është [[Piramida e Djoserit]] (e ndërtuar rreth viteve 2630 p.e.s.–2611 p.e.s.) e cila u ndërtua gjatë [[Dinastia III|Dinastisë së III]]. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti [[Imhotepi|Imhotep]] dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë.<ref name="Lehner 1997 p84">Mark Lehner: The Complete Pyramids], [[1997]], Thames and Hudson, [[New York]], isbn 978-0-500-05084-2, fq. 84</ref>
Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në [[Giza]], në rrethinat e [[Kajro]]s. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë.<ref>David Watkin: [https://books.google.com/?id=39T1zElEBrQC&pg=PA14&dq=giza+pyramids+largest+structures A History of Western Architecture], Laurence King Publishing, [[2005]], 4th edition, isbn 978-1-85669-459-9, fq. 14. ''"Piramida e Madhe... është akoma një nga strukturat më të mëdha të ngritura ndonjëherë nga njeriu, projekti i saj është sa dyfishi i shën Pjetrit në Romë"''</ref> [[Piramida e Keopsit]] në [[Giza]] është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga [[Shtatë mrekullitë e botës së lashtë]].
 
== Zhvillimi historik ==
Ndërsa përgjithësisht bihet dakord se piramidat ishin monumente varrimi, ka mosmarrveshje të vazhdueshme mbi parimet e veçanta teologjike që mund tu kenë dhënë jetë atyre. Një sugjerim është se ato ishin projektuar si një lloj "makinë ringjallëse".<ref name="Peeters">Toby Wilkinson: [https://books.google.co.uk/books?id=Z169xREnHQwC&pg=PA1141&dq=pyramids+%22resurrection+machine%22&hl=en&sa=X&ei=j9CBVdOfAYXW7ga_8IOQDA&ved=0CDEQ6AewAw#v=onepage&q=pyramids%20%22resurrection%20machine%22&f=false Egypt at its Origins. Studies in Memory of Barbara Adams Proceedings of the International Conference "Origin of the State. Predynastic and Early Dynastic Egypt"], Krakow, 28th August - 1st September 2002; kapitulli ''Before the Pyramids''; [[2004]], Peeters, isbn 978-90-429-1469-8, fq. 1142, kontrolluar më 18 qershor 2015</ref>
Egjiptianët besonin se zona e qiellit të natës përreth të cilës yjet dukej se vërtiteshin ishte kalimi fizik për në parajsë. Një nga tunelet e ngushta që kalojnë nga dhoma kryesore e varrit nëpër të gjithë Piramidën e Madhe ishte e drejtuar drejt qendrës së kësaj pjese të qiellit. Kjo sugjeron se piramida mund të ketë qenë projektuar për të shërbyer si një platformë magjike për drejtimin e shpirtit të faraonit drejtpërdrejtë në vendqendrimin e hyjnive.<ref name="Peeters"/>
Të gjitha piramidat egjiptiane ishin ndërtuar në bregun perëndimor të Nilit, i cili si vendi i perëndimit të diellit ishte i lidhur me mbretërinë e të vdekurve në mitologjinë egjiptiane.<ref>{{cite web|url=http://www.discoverychannel.co.uk/hiddenhistoryofegypt/feature6.shtml|title=Discovery Channel Nederland|publisher=Discoverychannel.co.uk|accessdate=16 nëntor 2012}}</ref> K.S
 
==Datat e ndërtimit==
Anonymous user