Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 44:
Sidomos në fillim të viteve '90, Jezuitët, në Shqipërinë që po thithte ajrin e parë të lirisë, kanë punuar edhe për ndërtimin dhe rindërtuar e kishave në disa fshatra, p.sh. në Bilaj, Bizë, Arameras (Tiranë), Gur i Zi, [[Rragami (Shkodër)]], Pistull e Paçram (Sapë), ku bënin edhe punën e famullitarit. Por nuk janë interesuar vetëm për vendet e kultit, por edhe për situatën sociale të njerëzve. Në Bizë, afër Kepit të Rodonit, një seri fshatrat me traditë të lashtë të krishterë nuk kishin asnjë lidhje me qendrat e mëdha. Vepra e parë e vullnetarëve tanë ka qenë sheshimi i më shumë se 20 km rrugë.
 
Nuk ka reshtur veprimi ynë në botën universitare, për të rritur dialogun mes fesë dhe kulturës, mes Ungjillit dhe kërkimit shkencor, edhe me qëllim që të vihen bazat e një Universiteti të ardhshëm Katolik. Jemi duke kërkuar të fillojmë një shërbim Baritor Universitar dhe të organizojmë takime shkëmbimi dhe thellimi mes docentëve universitarë e përfaqësuesve të drejtësisë me ndonjë Docent të Universiteteve italiane.
Pas 14 vjetësh Jezuitët e ndiejnë se duhet të bëjmë një kërcim cilësie drejt Diakonisë së shpalljes së parë ungjillore, në mënyrë më organike dhe më të vendosur, duke e liruar në mënyrë më të qartë imazhin e Kishës dhe veprën e saj prej angazhimit edhe pse të dobishëm të asistencës bamirëse.
 
Rreshti 51:
Në vazhdën e traditës së lashtë, Jezuitët e pranishëm sot në Shqipëri vazhdojnë veprën e tyre misionare, së bashku me shumë të tjerë, si brenda Kishës, me meshtarë, rregulltarë, rregulltare e laikë, ashtu edhe me të krishterët ortodoksë dhe me besimtarët e fesë islame, për rritjen njerëzore, kulturore dhe fetare të popullit shqiptar, që të gjithë përbërësit socialë dhe fetarë të dialogojnë mes tyre dhe, me ndryshimet e tyre, të ndihmojnë në riformimin e identitetit dhe të pasurisë së Shqipërisë.
 
Shqipëria me pozicionin e vet gjeografik formonte një qendër ku kryqëzoheshin kultura perëndimore dhe ajo lindore, një vend që thithte fortunat e aspiracioneve të rrymave politike të Evropës, ku rivalitetet e shteteve të huejahuaje përplaseshin, ndërsa shqiptari shkruente histori kombëtare. Këndej, shqiptari kërkonte ndihmë në Perëndim, kur e sulmonte Lindja e mbështetej në Lindjen për t’u mbrojt nga Perëndimi. Por ekzistencën e vet si shtet evropian, lidhjen shpirtnore e kulturore me Evropën Perëndimore, qytetnimin evropian me rrajë kristiane nuk e ndërpreu kurrë, në mënyrë të veēantëveçantë qyteti i vjetër, fisnik e intelektual i Shkodrës, qyteti ma perëndimori shqiptar. Dhe faktori kryesor i këtij identiteti të gjallë e autentik qe kleri katolik. Këtë e thonë faktet, këtë e dokumentojnë historianët e përmendun medievistë : Taloci, Jireçeku e në mënyrë të veēantëveçantë Shuflai e deri te At Valentini i nderuem e i ndërrueshëm, këtë e shkruajnë pendët ma të mira të autorëve objektivë e deri te Profesor Sami Repishti : ''"Shqiptarët katolikë kanë një histori dymijëvjeçar të lidhun në mënyrë të pazgjidhshme me Evropën Perëndimore, me qytetnimin e saj, me përpjekjet e saj që të shpëtojë individin. Shqiptarët katolikë janë përpjekë me shekuj me radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës"''. Dhe këtë lidhje, këtë frymëzim klerikët tanë e ushqyen dhe e forcuen me mund e djersë, e mbajtën dhe e zhvilluen me zell e dashuni, e ruejten dhe e mbrojtën me jetë e gjak, për ta përtërijë sot, për ta mbajt gjallë e për ta vijue ma tej me forca të reja, pa u kursye, pa u lodhë, pa u stepë. '''''Kuvendi i etenve jezuitë asht konsiderue, me të drejtë, nga [[Ernest Koliqi]] si një copë bote oksidentale e shperngulun nga Evropa në tokën shqiptare, në këtë lagje në zemër të Shkodrës, nder disa shtëpi me oborre, kopshte, lulishte ; së bashku me dy oaze tjera : Kuvendin Françeskan në lagjen [[Gjuhadoli|Gjuhadol]], lagjja ma e kulturueme e ma e martirizueme dhe Argjipeshkvinë e Shkodrës me tradita të vjetra patriotike, arsimore...''''' E filloi veprimtarinë e vet në shekujt e kaluem, tue perballue vështirsitë e pushtuesit, pengesat e fanatizmit e kleēkat e antiklerikalizmit vendas. Por interesi i jezuitëve per kulturën tonë asht i hershëm e unë jam i detyruem të ndalem në shekullin XVIII, kur Papa shqiptar [[Klementi XI]], si krijoi Kuvendin e Arbnit dhe i kerkoi dokumentat edhe në gjuhën shqipe, hodhi idenë, dha ndihmë e shtyni të mbledhshin materiale e dokumenta iliro-shqiptare. E filloi At Riçeputi dhe vazhduan etërit jezuitë [[Daniele Farlati]] e Jakob Coleti, tue na dhanë vepren fort të çmueshme “[[Illyricum Sacrum]]”, një vepër sine qua non për historinë e Shqipnisë. Ardhja e jezuitëve do të shoqërohet me veprimtari të dobishme fetare, arsimore, kulturore e shoqnore, të panjohuna ma parë në vendin tonë. Këtu filloi shtypshkroja e parë, këtu nisi botimin revista e parë "Elçija e Zemres së Krishtit", këtu u krijue banda e parë muzikore e orkestra moderne, këtu lindi arti dramatik, këtu lulëzuen shoqni kulturore, patriotike e sportive, këtu u mblodh koleksioni i famshëm numizmatik e u hap Muzeu botanik, etnografik etj.
 
Arsimin e filluen me një shkollë të vogël, me pak nxënës, për të arrijtë te viti i paharrueshëm 1877, kur në praninë e arqipeshkvit plak Pooten e të At Zef Lombardinit hapi dyert një institucion i ri me emrin e Sh’Françesk Saverit, që populli ynë do ta kujtojë gjithmonë me nderim e mirënjohje si Kolegja Saveriane. Nder themelues At Luigj Maca, që dhuroi nga pasunia e shtëpisë së vet 1100 napoliona. Nder civilë duhet të përmendim familjet shkodrane : Muzhani, Sima, Suma, Saraēi, Shiroka.
Rreshti 60:
 
== Lidhje të jashtme ==
 
* [http://www.forumikatolik.net/forum/archive/index.php/t-468.html Forumi-katolik]
* [http://kosova.albemigrant.com/?p=17029 Dukuria kulturore françeskane]
* [http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=430875 132-vjetori i themelimit të Kolegjit Saverian në Shkodër]
* [http://albanovaonline.unishk-history.com/index.php?option=com_content&task=view&id=452&Itemid=59 Pak historik për shkollën jezuite në Shkodër ]
 
[[Kategoria:Arsim]]