Adelina Thaçi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
Pas mbarimit të shkollës së mesme ajo u regjistrua në Akademinë e Muzikës ku e përfundoi me sukses dhe njëherish është edhe anëtare e Filharmonisë së Kosovës Gjithashtu ne vitin 1998 nxjerr albumin e saj të parë të titulluar “Me liri“, me gjithsej 9 këngë të cilat u degjuan ne te gjitha trevat shqiptare. Ajo vendosi që këngës “Shko“ ti realizonte edhe klipin në vitin 2001. Vazhdoi me koncerte të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe mori çmimin “Këngëtarja më e popullarizuar" për vitin 2002.
 
Në vitin 2004 ajo fillon bashkëpunimn me produksionin “Video Art“ ku edhe realizon videoklipin e saj të dytë me këngën, “Komsi Komsa“ e cila hyri në të gjitha toplistat shqiptare. Duke qenë shumë e përkushtuar për muzikë, përveç koncerteve dhe këngëve të reja, Adelina fillon edhe pjesëmarrjen nëpër festival. Në [[Festivali i Këngës në RTSH|Festivalin e Këngës]] në RTSh u shpall debutantja më e mirë, ndërsa në festivalin “Kosovarja Këndon“ zuri vendin e dytë. U shpërblye me çmimin e parë në festivalin “Polifest 2003“ me këngën “Të pres“, edhe ky kompozim i Alfred Kaçinarit, si dhe në Showfest.
 
Në vitin 2005 vjen me klipin e saj të radhës të titulluar “Nënë moj“ të xhiruar në Teatrin e Arkitekturës në Prishtinë, kur edhe e filloi bashkëpunimin me “Zico Company“. Kështu vazhdon edhe me album e saj të dytë që u quajt “Nënë moj“ I cili përmbante 10 këngë
Ne vitin 2007 Adelina realizon videoklipin e peste te saj te quajtur 'Sonte' e cila beri buje ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi.
 
Në vitin 2008 në bashkëpunim me Capital T solli në treg këngën “Një mëngjes“. Në 2010 Adelina promovon edhe videoklipin “S`dua të lësh gjurmë“ dhe cilësoi se muzika dhe karriera e saj muzikore ishin gjëja më e rëndësishme në jetën e saj.
 
Është e martuar me politikanin dhe deputetin Bardhyl Meta me të cilin ka dy vajza.<ref>http://telegrafi.com/keto-jane-dy-vajzat-e-kengetares-adelina-thaci-metafoto/</ref>