[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
shtova referencen e dhene nga kontribuesi
No edit summary
Rreshti 19:
'''Delbnishti''' është një [[Fshati|fshat]] në [[Komuna Milot|komunën Milot]] në [[rrethin e Kurbinit]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]].<ref name="Marku2008">{{cite book|author=Kastriot Marku|title=Kishat e Kurbinit: kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin|url=https://books.google.com/books?id=d8rgPgAACAAJ|year=2008|publisher=Geer|isbn=978-99956-22-22-0}}</ref>
 
<!-- == Gjeografia == -->
Fshati Delbnisht gjendet në Komunën [[Milot]], Rrethi i [[Kurbin]]it, (Prefektura [[Lezhë]]). Delbnishti është një fshat piktoresk kodrinor nga ku mund të kundrohet një hapësirë e paanë nga Durrësi e deri në Ulqin.<ref name="Marku2008"/>
 
<!-- == Historia == -->
Banorët e këtij fshati janë të krishterë katolikë. Fshati mburret me Kishën e Shën Teodorit dhe me historinë e pasur të kësaj kishe. Kisha ka qenë Selia rezidenciale e Arqipeshkvisë së Durrësit nga viti 1859 deri më 1937. Pallati arqipeshkvor tre-katësh i ndërtuar në vitin 1895 u dogj nga [[Haxhi Qamili]] me 2 shtator 1914. Në këtë fshat kanë shërbyer e banuar shumë meshtarë me emër të katolicizmit shqiptar përfshi edhe Imzot Prend Bjanku (Kameri) i cili u lind në këtë fshat. Kisha e Shën Teodorit në Delbnisht është mbyllur e fundit në Shqipëri, kur besimi fetar u ndalua me ligj nga regjimi famëkeq komunist. <ref name="Marku2008"/>
 
Banorët e fshatit Delbnisht njihen për mikpritjen, qëndrueshmërinë dhe zellin e tyre për besimin, dijen dhe përparimin. Në fakt, etimologjia e emrit Delbnisht mund t'i ketë rrënjët në zgjuarsinë për të cilën shquhen banorët e këtij fshati të vogël (dhelpër - dhelpnisht). <ref name="Marku2008"/>