Shipkovica (Tetovë): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 96:
Halim Fanda, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Ai ka thëne se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro - shqiptare përreth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pa vetëdijshëm. Kishën shqiptare e kanë pasur përreth përroit të fshatit. Banorët e vjetër kanë qenë ne pjesën më të madhe ortodoks, por edhe katolik. Katolik kanë qenë Fandët që përbëjnë fisin më të madh. Ata kanë ardhur diku nga fundi i shekullit të XVIII nga krahina e Mirditës, prej Bajrakut të Fandit dhe kanë qenë katolik, por thonë se janë fisi më i fundit që ka pranuar islamizmin nga të gjitha fiset e Shipkovicës. Por ka edhe fise autoktonë siç janë Voket, Gjurajt, Mjaket, etj të cilët kanë qenë të ritit ortodoks para se të islamizohen. Cadelet vijnë nga Opoja, dhe disa prej tyre janë të fisit Krasniq e disa të fisit Shalë. Shaljanë janë shpanat, ndërsa Hadret janë me origjine nga Prokuplja dhe ne Shipkovicë janë vendosur diku nga vitet 80 të shekullit të XIX. Duhet cekur se në Shipkovice jetojnë edhe pak torbesh dhe goran por që janë shqiptarizuar dhe flasin vetëm shqip.
Banorët e të gjitha fshatrave për rreth Shipkovicës tash janë shqiptar ndërsa për shkijet që ishlinishin në Llacë thonë se kanë pasur origjinë Vllahe me prejardhje nga krushevaKrusheva. Vllahët kane ndërtuar kalanë e Tetovës. Ata kanë qenë muratorë të ardhur nga Krusheva dhe mbas ndërtimit të kalasë një pjesë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra shqiptare ortodokse, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase"''maqedonase'' të kësaj komune.
 
Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Mitri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin festa krishtere të kësaj zone. Gjurmët e lashta të krishterimit shqiptar dalin nga vet toponimet si Kisha e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, kisha e Shën Gjergjit në Rasadishte, madje edhe Kisha Shqiptare e Tetovës për të cilën Kërste Semarxhija deklaronte se ka qenë kishë mjake "Albanska crkva".