Hamami i Haxhi Beut, Pejë: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
|||
Rreshti 1:
== Hamami i Haxhi Beut ==
Hamami i Vjetër, Hamami i Madh, Kurshumli Hamami sikurse që është i njohur nga [[vendasi]]t, [[pejanët]]
Hamamet si ndërtime publike me karakter shoqëror zinin një vend mjaft me interes dhe rëndësi në ndërtimet arkitekturale të popullit shqiptar. Faktori kohë, kushtet atmosferike, faktori njeri, transformimet e pandërprera të qyteteve shqiptare kanë ndikuar që nga këto objekte monumentale deri në ditët tona të ngeli një numër i kufizuar i tyre. Hamamet si gjini e ndërtimeve shoqërore patën një përhapje të gjërë në qytetet shqiptare gjatë sundimit osman. Koha, transformimet e dukshme dhe tejet të mëdha në kontinuitet të qyteteve shqiptare bënë që nga hamamet të ruhet një numër i kufizuar i tyre. Hamamet, banjot publike të ruajtura deri më sot edhe pse të transformuara, me elemente të humbura nga gjendje fillestare prapëseprap zënë vend meritor në trashigiminë, thesarin e kulturës, përkatësisht në ekzemplarët e vlerave të trashigimisë etnokulturale, në vlerat e kulturës materiale shqiptare.
Në territorin etnik shqiptar,<ref>V. S h t y l l a
Hamami i Haxhi Beut në Pejë është vepër monumentale me karakter shoqëroro- publik i ndërtuar në periudhën kur qyteti ishte në sundimin e osmanlinjëve, përkatësisht kur Peja ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasëve (1462-1485), pra në gjysmen e dytë të shekullit XV. Donator i këti objekti monumental ishte Haxhi Beu nga Peja.<ref>S. R I z a j
Duhet cekur se Haxhi Beut ishte një ndër banorët e parë vendas shqiptar i cili e përqafoi besimin Islam. Me interes është të theksohet se me ramjen e Pejës (1462) në sundimin e osmanlinjëve, disa anëtarë të Dinastisë së Dukagjinasëve përqafojnë besimin Islam.<ref name=gjeneruar_automatikisht1>S. R I z a j
Në kohën e Sanxhakut të Dukagjinasëve pos Bajrakli-Qarshi Xhamisë, medresës u realizua edhe Hamami i Haxhi Beut. Këtë ndërtim monumental të karakterit publik, Haxhi Beu më pas ia bashkoi vakëfit të tij që gjendej në Manastir.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 />
Rreshti 14:
Hamami si ndërtim klasik i arkitekturës islamo-shqiptare u ndërtua në mahallën e Sinan Vojvodës. Kjo ishte periudhë kur Peja kishte vetëm 18 mahalla.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 /> Hamami i Vjetër i Pejës u dha në përdorim me qira. Qiraja vjetore ishte 2000 akçe.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 />
Është me interes të theksojmë se kjo banjo publike një kohë të gjatë nuk ka patur unitet, përkatësisht në afërsi direkte të realizimit nuk është ndërtuar asnjë xhami dhe atë deri në vitin 1587. Ky vit është koha e ndërtimit të Xhamisë së Hamamit. Pra në këtë mënyrë ky hamam (në gjusmën e dytë të shek.
Me rastin e kompleksit, hamamit në Pejë duhet zënë n’ gojë edhe disa elemente në teknikën dhe strukturën e muratimit. Nga materiali i përdorur në konstruktimin e mureve, mbulesës me qemer, në pjesën e banjos së grave si dhe në pjesët e sipërfaqeve të rrafshta nemes të kubeve të ndërtimit është përdorur materiali, rrasa e gurëve. Këto rrasa në Kosovë paraqiten në mejdanet e gurëve në rrethin e Klinës dhe atë të Malishevës, në fshatin Gllarevë në veçanti dhe njëherit edhe njihen si rrasa të Gllarevës. Pos rrasave të cekura është shfrytzuar edhe guri gelqeror nga Ilixha e Pejës si dhe të lumit Bistricë të qytetit ku edhe u realizua Hamami i Haxhi Beut.Në këtë sistem
Si material lidhës është përdorur llaç gëlqereje. Nga kjo shifet se, kryemjeshtëri, ndërtuesi i objektit, ishte njohës i mirë i materialit dhe terenit vendor. Me fjalë të tjera mund të konkludohet se kryemjeshtëri dhe ndihmësit e tij ishin shqiptar vendas
== Hamami i Haxhi Beut ==
Hamami i Vjetër, Hamami i Haxhi Beut në Pejë ka skemë të plotë funksional dhe ishte aktiv deri në dekaden e pestë të shek. XX. Banjoja publike e Pejës është “çift “ hamam-asimetrik. Në dallim nga “tek“ hamamet të cilët janë shfrytzuar nga njerëz të një gjinie ose edhe të dy gjinive (femërore dhe mashkullore
Hamami i Haxhi Beut në aspektin arkitekturalo-funksional përbënë një skemë të plotë funksionale, meqë posedon të gjitha ambientet e parapara për këso ndërtime të karakterit publiko-shoqëror.<ref name=gjeneruar_automatikisht1 />
Rreshti 28:
Ekzemplari i banjos së qytetit në fjalë, si vepër arkitekturale në sajë të funksioneve që kryen, përbehet nga këto ambiente: ambienti i hyrjes, zhveshjes, përkatësisht pëgatitorës për larje-shatërvani; ambienti ndërmjetës, izolues-kapallëku; ambienti kryesor i djerësitjes, masazhit dhe i larjes-hamamet, banjot; ambienti i depos së ujit-hazna me furrë-qylhane si dhe kanalet e nën dyshemesë për ngrohjen e mjediseve me gazët e furrës-hipokaustit. Këto janë pjesët, mjediset kryesore që e karakterizojnë dhe e përbëjnë skemën e plotë funksionale, të këtij hamami klasik si ndërtim publiko-shoqëror, në Pejë.
Shikuar si tërësi dhe atë në aspektin e përgjithëshëm
== Ambienti i përgatitjes për larje-shatërvani ==
Mjedisi i pëgatitjes për larje-shatërvani për nga sipërfaqja, volumi i brendshëm është pjesa më e madhe në gjirin e hamamit. Duhet cekur se këtë ambient e kaploi zjarri në vitin 1981.(shih. foton. 1-2,ketu vjen fotoja). Çatia si dhe pjesët të tjera të drurit, tavani dekorativ pësuan në tërësi. Sot mjedisi, përkatësisht disa elemente karakteristike të shatërvanit kanë humbur pamjen fillestare(nga personat e “ panjohur”
Në këtë ambient klientet pajisen me invertarin e duhur për larje si nalane, peshqir etj. Në qendër të mjedisit të cekur ishte shatërvani, i cili pos rolit të paraparë, shërbente si vend për larje të peshqirëve njëherit ka edhe efektin dekorativ. Sipas shatërvanit u pagëzua edhe ambienti në fjalë. Mjedisi pos që shërbente për zhveshje dhe veshje, lozhat-sofaja-ulëset shërbenin për të pushuar, pirë çaj, biseduar para dhe pas procesit të larjes. Sofaja si element i enterierit ishte vendosur perimetralisht për rreth mureve. Elementi i cekur qe realizuar nga guri dhe tulla të lidhura me llaq gëlqereje, pra kishin strukturë të njejtë me atë të mureve të objektit. Ulësja kishte një gjërësi prej 100 cm, kurse lartësia ishte diku 50-60 cm. Mbi ulëse ishin të vendosura pllaka mermeri të rregullta. Kështu qe e shtruar edhe dyshemeja e ambientit të shatërvanit. Mjerisht ulëset dhe dyshemeja nuk janë të ruajtura, Kështu është edhe fati i kamareve, nikave, të hapurave në ballin e lozhave që shërbenin për lënien e inventarit të banjos, veçanrishtë nalanave.
Rreshti 42:
== Ambienti ndërmjetës-izolues-kapalluku ==
Mjedisi ndërmjetës si pjesë përbërse e hamamit ka shërbye si ndërlidhës në mes të pjesës së zhveshjes me atë djerësitjes, masazhit dhe të banjove të veçanta. Portalet kanë humbur nga autenciteti i kohës së realizimit. Ato ishin të mbuluara me harqe të thyera (ketu vjen foto 3
Si pjesë përbërse e ambientit izolues është edhe nyja sanitare dhe e pastrimit intimo-higjenik. Nyja sanitare është vendosur në të majtë të hyrjes nga ana e shatërvanit. Ndërsa kthina e pastërimit intimo-higjenik zë vend në të djathtë të hyrjes nga ambienti i zhveshjes, ngjitur në mur për faqen e brendshme të murit lindor si dhe mureve që formojnë volumenin e mjedisit izolues ku gjendet edhe hyrja. Hyrja është hapje e mbuluar me hark të thyer. Në kthinë ende në gjendje fillestare ruhet një vaskë e kohës. Vaskat e kthinave në fjalë, përnga madhësia janë më të vogla se ato të ambienteve kryesore dhe të banjove.
Rreshti 50:
Në ambientin kryesor të grave, kundruall harkut të verbër të lartë cekur prezantohet edhe një hark, por me këtë rast jo i verbër. Harku është i qelur. Ndërsa në anët e kundërta të harqeve të përmendura kemi edhe dy harqe të verbëta, pra gjithësejt katër elemente konstruktivo-arkitekturale të këtilla të ndërtimit. Kryemjeshtëri i objektit, qe i detyruar të bëjë një zgjidhje të këtillë ndërtimi me qëllim të arritjes së një baze katrore. Kjo formë dhe mënyrë e zgjidhjes së këtij mjedisi mundësoi kalimin në sistem konstruktimi pandantiv të mbulesës në kube. Në sistem të njëjtë ndërtimi janë realizuar edhe mbuluar dy banjo të grave.
Ambienti izolues i hamamit në stinët e dimërit ka mundur të përdorët edhe për përgatitje për larje. Sipërfaqet e ambienteve ishin të shtruara me pllaka guri
== Ambienti kryesor i djerësitjes, masazhit dhe hamamet ==
Rreshti 58:
Mjedisi i hamamit është i mbuluar me pesë kube. Kubeja kryesore, qendron mbi sistem të ndërtimit, në trompe. Ndërtimin në këtë sistem konstruktiv kryemjeshtëri i zgjidhi me vendosjen e katër banjove, në anët këndore të mureve të ambientit në fjalë. Në këtë mënyrë nga hapsirat voluminoze me bazë këndrejta, u fitua baza aktogonale, por me zbrastësira në mes të banjove. Kryemjeshtëri i objektit monumental me ndihmen e harqeve të thyera (katër) të vendosura mes banjove e bënë urëzimin e zbrastësirave dhe mundëson kalimin në tamburin oktogonal në kalotën sverike. Në këtë mënyrë dhe sistem ndërtimi u mbulua mjedisi i kthinës kryesore të hamamit të Haxhi Beut. Kjo njëherit është edhe kubeja kryesore dhe më e madhe e hamamit, e cila dominon me madhësin dhe trajtën e vet në këtë pjesë të objektit, në hamamin e burrave. Kjo formë dhe mënyrë e konstruktimit paraqet një realizim mjaft mjeshtrorr për kohën dhe vendin ku u aplikua. Njëherit duhet cekur se, zbrastësirat që u fituan mes banjove të mbuluara me qemere paraqiten si pjesë konstruktivo-arkitelturale të ndërtimit që në mas të madhe shtojnë efektin dhe vlerën e këtij ambienti.
Banjot e zëna n’ gojë poashtu mbulohen me kube. Meqë hapsirat në banjo janë të vogla, atëher kalimi në kube është bërë në mënyrë direkte, me imitimin e harqeve të verbëta. Pos nikave, të cilët janë të vendosura në mure vertikale në formë kamare, ku është vënë kandili me vaj për ndriçim gjatë natës, nuk kemi elemente të tjera. Në mjedisin e masazhit dhe të djerësitjes, në pjesët në mes të banjove na prezantohen nga një nike.Këso elemente
Komunikimi mes kthinës kryesore dhe të banjove, bëhet me ndihmën e portave të mbuluara me harçe të thyera. Pos dyshemes së shtruar me pllaka guri-mermeri të rregulltë, në banjon e cila gjendet në të djathtë të hyrjes, në ambientin kryesor, në sipërfaqe të tjera të mjedisit këto pllaka nuk ekzistojnë, me kohë janë hequr dhe marrë nga monumenti.
Rreshti 68:
Në banjo të grave janë të ruajtura dy vaska guri ku laheshin klientet, ulur mbi stola.Uji nga vaska e gurit merrej me tasa ose çupka. Eshtë me interes të cekët se në ambientin e hamamit të grave nuk e kemi elementin e nikes, ku në mbremje është vënë kandili. Si duket dhe duhet të jetë konstatim dhe konkludim i saktë se hamami i grave nuk ishte në përdorim, në funksion në orët e vona, në mbremje.Mos përdorimi i hamamit të grave në orët e vona është e vertetë dhe e logjikshme për kohën dhe rrethanat kur u ndërtua dhe ishte aktiv ky hamam.
Në mjediset kryesore të hamamit, përkatësisht në banjon veriperendimore të burave si dhe të banjos verilindore të grave ndodhej një e hapur në formë të mbulesës me hark të thyer (tani këto të qelura në gjysmën e dytë të shekullit XX janë zmadhuar dhe luajnë rolin e portave komunikuese
== Depoja e ujit (hazna
Depoja e ujit me furrën përbejnë ambientin e fundit të hamamit të Haxhi Beut. Mjedisi në gjërësi është sa vetë hamami. Depoja e ujit si pjesë e hamamit mbulohet me qemer cilindrik. Mbi qemer jan tri hapje në formë të rrumbullakët. Mbi nivel të bazës së depos në një lartësi prej 100 cm. ndodhet filtëri i daljes së ujit të nxehtë nga kazani. Nga ky filtër uji qarkullon nëpër tuba qeramike. Në mesin e depos së ujit ishte (tani nuk ekziston) kazani i bakrit. Për diametrin dhe thellësin e kazanit nuk kemi shënime. Kazani qe i vendosur mbi konstruksionin e furrës e cila është e mbuluar me qemer. Ajëri i nxehtë i furrës së hamamit, ngrohë ambientet me përjashtim të atij të shatërvanit dhe atë duke kaluar nëpër boshllëqe të bëra nën dyshemen e mjediseve.
Rreshti 82:
Kubet e hamamit nuk kanë madhësi të njëjtë, por të ndryshme dhe ato me dinamikën dhe kontrastet e tyre ndikojnë në thyerjen e monotonisë të objektit dhe kështu me lojën e dritë-hijës i japin këtij ndërtimi publik një pamje monumentale dhe estetike. Poashtu edhe polikromia e materialit ndërtimor, guri i bardhë i përhimët, tulla e kuqe dhe llaqi i gëlqeres me ngjyrën e saj japin një pamje pitoreske Kurshumli Hamamit në Pejë. Kubet dhe qemeret ishin të mbuluara me mbulesë plumbi ndërsa çatia e shatërvanit me qeramidhe. Ndryshe nga jashtësira, mbrendësira e objektit ishte e lyer me suva.
Sa i përketë dekoracioneve<ref>F. D r a n ç o l l i
Trajtim të veçant ka patur shatërvani, fontana e objektit. Fontana si element figurativ, funksional kishte rol dekoracioni në ambientin ekzistues. Pos trajtës të saj, fontana ishte e dekoruar me plastikë të imët dhe të mesëm, me motive floreale e që ishte cilësore për vepra me dedikime të këtilla.<ref>F. D r a n ç o ll I rtime
Trajtat arkitekturale, përmasat harmonike, qartësia dhe pastërtia e linjave e bëjnë që Hamami i Haxhi Beut të zë një ndër vendet meritore në ndërtimet monumentale publike shqiptare të periudhës së mesjetës së vonë, periudhës osmane në Pejë e më gjërë në territoret etnike shqiptare.
Në fund duhet cekur se Hamami i Madh i Pejës si dhe shumë e shumë monumente të tjera shqiptare nuk i shpetoi barbarisë serbo-sllave, por ishte në shënjeshtër të shkatërrimit dhe u dogj (shatërvani) gjatë luftës shqiptaro-serbe në vitin l999.Rrënimet, plaçkitjet dhe djegiet e monumenteve
== Referencat ==
|