Labovë e Vogël: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Kerkim origjinal i ushtarakut Sofokli Duka, qe nuk ka kredenciale ne fushen e historise.
Rreshti 1:
Sipas mitologjisë greke, një nga kuajt e ushtrisë së Diellit (Ilios) e kishte emrin Lambo (-lexohet labo). Por
Lambo , quhej edhe i biri i Laomedhodas, mbret i Trojës, babai i Dolopas, hero i qytetit Labonia të Trojës.
Laomedhodas i ndërtoi muret e qytetit, me ndihmën e Apollonit dhe Poseidonit, që ja kishte sjellë për dënim Dia.
Meqënëse mbreti i Trojës dhe i biri i tij e shkelën marrëveshjen me Dian, si shpërblim, u vranë të gjithë
nga Irakliu, veç Priamos…Këtë episod e përshkruan edhe Homeri në veprën e tij Iliada, ku çmon vlerat e Labos.
Gjatë luftës me anije në det, Menelau, të cilin e kishte thirrur Hektori, vrau Dolopën.. Gjenealogjia e Labos, fillon
me çiftin Qiell-Tokë, vazhdon Kronos-Rea, Dias-Elektra dhe, pas katër brezash, përfundon me çiftin Laomedhodas-
Strimo. Ky çift lindi tetë fëmijë, midis të cilëve edhe Labo, Priamo, Klitio, të cilët, së bashku me emra të tjerë që janë
përdorur vazhdimisht në zonat e Jugut. si Dardanit, Trosi, Ganymedi, (nga kjo e fundit lindi dhe Ilus - Ilioni), nuk jane
gje tjeter, veçse thelbi i bashkësisë iliriane. Sipas një versioni tjetër të mitologjisë, Labo ishte edhe emri i njërit
prej pesëdhjetë djemve të Egjiptit, të cilin e martuan me zor me një nga pesëdhjetë vajzat e Danait, vëlla i Egjiptit.
Labos u vra nga Okipeti, me porosi të Danait, natën e pare të dasmës. Një dëshmi tjetër për emrin Labo, sillet nga
Lojrat Olimpike të vitit 304 Para Krishtit, ku përmendet një atlet me emrin Labo nga Meqedonia.
Në bazë të këtyre fakteve, rezulton se rrënja e hershme e emrit Labovë, Lambo, nuk ishte e panjohur për ata që
ndërtuan dhe populluan qytetin e Labovës, aq më tepër që edhe vetë ata, pjesëtarët e fisit të Atlasit konsideroheshin
si krijesa mitologjike. Çifti Atlas - Pleion, solli Elektrën, e cila, duke u bashkuar me Zeusin, lindi Dardanusin, pastaj
ky me Bateian lindën Trosin, që ishte i ati i Ganymedit. Sipas kësaj, ekziston edhe një mundësi që emri Labovë
të jetë marrë nga mitologjia, për të ripërtërirë qytetin Labonia të Trojës, apo për nder të djalit të mbretit të Trojës, Lambos,
po nga ai qytet, me të cilin fisin e Atlasit e lidhte prejardhja mitologjike.
Emërtimi Labovë, në trajtën e plotë, siç shqiptohet edhe sot dhe në kuptimin e fshatit Labovë, është përmendur
për herë të parë në regjistrin e parë osman të Sanxhakut të Shqipërisë (1431 – 1432), në të cilin citohen shumë
fshatra me numrin e familjeve dhe të ardhurat për çdofamilje. Në këtë regjistër të zbuluar dhe të botuar nga
historiani turk, prof. Halil Inalcik, ndër të tjera përmendet Labova e Madhe me 119 shtëpi dhe Labova e Vogël me
64 shtëpi. Ndërsa emri Labovë, apo rrënja e kësaj fjale dhe trajta të tjera shumë të përafërta, i gjejmë më tepër se
një mijë e pesëqind vjet më pare, e madje shumë më
herët, në mitologjinë greke.
Për sqarimin e etimologjisë së emërtimit Labovë, evidencohen disa përpjekje të mëparshme nga gjuhëtarë,
historianë, studiues apo intelektualë, bashkëfshatarë tanët. Ndër të parët që është mare me trajtimin e këtij problemi,
deri tani, rezulton të jetë studiuesi dhe gjuhëtari bullgar A.M. Selishcev. Sipas tij, Labovë e ka prejardhjen nga
fjala bullgare “hlebovo”, qe do te thote shqip “vendi i bukes”, e cila më vonë, në bazë të rotacizmit, rënies së
bashkëtingëlloreve të pazëshme, përshtatjes së zanoreve fundore dhe rregullave të tjera gjuhësore, u shndërrua në
Hlabove, më pas Labovo dhe, më në fund, Labove.
Ky shpjegim, mund të ishte i saktë, në se aspekti etimologjik, gjuhësor i emërtimit Labovë, do të përputhej edhe me aspektin
historik, të krijimit dhe emërtimit të këtij fshati, si dhe me aspektin kuptimor, të barazisë apo afërsisë së emërtimit me
kuptimin apo përmbajtjen që ai mbart. Nga analiza e fakteve që disponojmë, nuk gjejmë përputhje të tre aspekteve të
mësipërme. Selishcev, arin në këtë përfundim, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim, se Labova është
një ngulmim i sllavëve të jugut, bullgarëve. Por fakti që të dyja lagjet e fshatit Labovë në shekullin e 13-të,
kishin rreth 200 shtëpi, është një argument bindës, që ai fshat ishte krijuar shumë më herët dhe ekzistonte i
formuar dhe konsoliduar para dyndjeve sllave në vendin tonë. Ekzistenca e toponimeve sllave në
trevat e Labovës dhe Odries, si Strakaveci, Vllado, Molovicë etj, të cilat janë në minorancë në krahasim
me toponimet autoktone, nuk e kundërshtojnë këtë fakt, pasi dyndjet disashekullore dhe ngulimet sllave
patën ndikim edhe në këtë drejtim, aq më tepër që emërtime sllave, me forcën e vendimeve zyrtare të
pushtetit të kohës, u vendosën edhe në treva me qytetërim më të lashtë. Nga ana tjetër, në trevat e
Gjirokastrës, jo shumë larg fshatit tonë, ekzistonte dhe një fshat tjetër me emrin Labovë, emër ky i
dokumentuar dhe i përmendur dhjetëra shekuj më parë dhe që i përkiste një qytetërimi shumë më të
lashtë e më të lartë se atij bullgar. Ndërsa aspekti kuptimor i përkthimit të emrit Labovë nga bullgarishtja,
“tokë buke”, nuk ka asnjë afërsi me përmbajtjen reale të këtij fshati si i tillë.
Studiuesi dhe historiani grek, N. G. Mustakidhis, është përpjekur të trajtojë jo vetëm historinë, por edhe
etimologjinë e emrit Labovë. Sipas tij, Labova ( e Zhapës) është koloni e qytetit të Labovës së dikurshme,
aktualisht Labova e Kryqit. Në studimin e tij “Ylli I Epirit”, të vitit 1904, Mustakidhis, shpegon se:” Labova
e Sipërme shtrihet në rrëzën e malit Pelaku (Bureto).
Në kohët e vjetra, ky mal mbulohej me pyje të dendura prej lisi, të cilat fatkeqësisht u dogjën nga banorët për
qymyr. I gjithë vargmali shquhej për bimë aromatike dhe mjekësore. Labova e Sipërme ndahet nga lumi i
Suhës me krahinën e Lunxhërisë. Për shkaqe toke, e cila mungonte në Labovë, shumë banorë u vendosën
në zonën afër Tepelenës, koloni e Labovës së Sipërme. Ky fshat u quajt Labova e Poshtme. Nga Labova e
Poshtme e kanë origjinën edhe bamirësit e mëdhenj Vangjel dhe Konstandin Zhapa. Me këtë menyrë, ata
kontribuan në zhvillimin e vlerave kulturore, prandaj edhe Labova e Poshtme njihet edhe si Labova e Zhapës”.
Edhe pse ai e quan Labovën e Zhapës, Labova e Poshtme, s’ka asnjë dyshim që e ka fjalën për Labovën
e Odries, pasi e vendos atë afër Tepelenës dhe, njëkohësisht, përmend edhe Vangjel e Kostandin Zhapën,
që janë nga po ky fshat. Pavarësisht se ky studiues nuk na tregon burimin e dokumenteve që ka shfrytëzuar,
ekzistojnë të gjitha mundësitë që faktet që ai sjell të jenë të sakta. Qytetërimi i Labovës së kohës së Strationit, arriti
një nga nivelet në të larta në zonën e Kaonisë, me njëndikim të ndjeshëm në të gjithë luginën e Drinos, deri në
Tepelenë. Ngritja e kolonive ishte një gjë e natyrshme në atë kohë. Por, në rastin konkret, mund të mos kemi të
bëjmë thjesht me fenomenin koloni, por me popullimin gradual të kësaj zone me banorë të qytetit të Labovës, të
cilët mund të jenë shtuar pas prishjes së këtij qyteti. Të paktën, sot ekziston një fakt i dokumentuar, se, mbas
rrënimit të qytetit të Labovës, një pjesë e e banorëve të tij u vendosën në Paramithi, në krahun e kundërt të Labovës
tonë, gati në të njëjtën largësi, ku krijuan një fshat me të njëjtin emër, Labovë, me dy mëhallë, e Poshtme dhe e
Sipërme. Ndoshta nuk është një përputhje e rastit që të tria Labovat për të cilat po flasim deri tani, ishin të ndërtuara
nga dy lagje, apo mëhallë, shumë pranë njëra - tjetrës,njëra e Sipërme e tjetra e Poshtme, apo njëra e Madhe e
tjetra e Vogël, të cilat e njihnin origjinën e përbashkët, konsideroheshin si një fshat i vetëm, por kohët e fundit
kanë funksionuar edhe si fshatra më vete. Më vonë, ky fshat u zmadhua, të dyja lagjet, apo fshatrat e vegjël u
shkrinë në një dhe krijuan fshatin që aktualisht quhet Lelova. Kisha qendrore e këtij fshati quhet Panagjija e Labovites.
Ajo, konsiderohet si një kishë e vjetër, pasi ka një mbishkrim qeramike të vitit 1429 dhe është restauruar më
vonë nga Ali Pashë Tepelena, në vitin 1794. Panairi më I madh që zhvillohet në zonën e Paramithisë, organizohet
pikërisht në këtë vend dhe quhet Panairi i Labovës, gjë që argumenton edhe origjinën e këtij fshati, pavarësisht se
aktualisht nuk quhet më Labovë, por Lelovë. Mundet që ky panair të jetë edhe vazhdim i traditës së zonës nga e
cila kishin ardhur. Duhet shënuar se në afërsi të qytetit të Labovës, organizohej një panair, i njohur me emrin Lunxhat,
i cili zgjaste deri në një muaj. Edhe sot, aty gjenden fragmente kolonash, që flasin për ekzistencën e këtij
panairi, i cili vazhdoi deri në kohën e mbretërimit të Konstantin IV Pogonati (668-685), që e zhvendosi atë
në Pogon, duke i dhënë vendit edhe emrin e tij.
{{Fshat në Shqipëri
| Emri = Labova e Vogël