Eposi i kreshnikëve: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vjeteve viteve
Rreshti 5:
'''Eposi i kreshnikëve''' (ose '''Cikli i kreshnikëve''') janë këngë epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë.
 
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958)kruetari pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëveviteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.<ref>Profluftohet. Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Përpjekje për Përhatitjen e Dosjes për UNESCO. Ligjëratë në Këshillin e Evropës, më 8 dhjetor 2010, Prishtinë</ref>
 
Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në [[Shqipëri]]në e sotme. Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si [[Malësia e Madhe]], Dukagjin, [[Hasi|Has]] e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e [[Kosovë]]s, si [[Pejë]], [[Gjakovë]], [[Prizren]], [[Deçan]], [[Rahovec]] e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").