[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 57:
Shen Therini (Θερίνος/Therinus) i ngulimit të lashtë të Butrintit në jug të Shqipërisë se sotme, u ther bashkë me një numër martiresh të tjerë gjatë sundimit të Perandorit Decio (Decius, 249-250) në shekullin e tretë. Dita e festës së tij është 23 prilli, e njëjte me atë të Shën Gjergjit. Së fundmi, Shën Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatë sundimit të Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit të pestë, Donati ka qenë Peshkop i Evorese ose Eurias, që ndoshta mund të identifikohet me qytetin e Paramithise ne Çamëri. Atij i mvishën shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar një pus të helmatisur, ka shpëtuar te bijën e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur të vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shpërngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 për t'ia shpëtuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasojë një çështje juridiksioni mbi të drejtën e ruajtjes të relikeve të shenjta, mosmarrëveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u përhap shume gjate mesjetës. Dita e përkujtimit te tij është 30 prilli.
 
Shenjtorë të tjerë që lidhen me jetën e krishterë në territorin e Shqipërisë janë edhe : Dëshmorët Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini, që u martirizuan në Apolloni të Fierit, në shek. III (përkujtohen në 17 qershor) ; Dëshmor Trifoni nga Sheqishta e Fierit, martirizuar në vitin 313 (përkujtohet në 14 korrik) ; Shën Joan Vladimiri, i cili veproi e u martirizua pranë Elbasanit në shek. X ose në fillim të shek. XI, ku u ngrit më vonë edhe një manastir me të njëjtin emër; [[Jan Kukuzeli|Shën Joan Kukuzelit]], nga Durrësi, muzikant i madh bizantin që jetoi në shek. XII ose sipas disa të tjerëve në shek. XIII-XIV, në [[Mali i Shenjtë|Malin e Shenjtë]] (AthosAtos) (përkujtohet në 1 tetor) ; po në këtë në Malin e Shenjtë Athos(Atos) asketuan edhe Shën Nifoni nga Lukova e Himarës (përkujtohet në 14 qershor) dhe Shën Nili Erihioti nga Kanina ; oshënar-dëshmor Nikodhimi që jetoi në vitin 1722 (përmendet nga Elbasani, por është nga Vithkuqi i Korçës [ku është ngritur edhe një kishë në shek. XXI] dhe u martirizua në Berat) (përkujtohet në 10 korrik); Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat përqark lumit Shkumbin, martirizuar në Konstandinopojë në vitin 1748 (përkujtohet në 12 shkurt); Kozma etolosi që u martirizua në krahinën e Beratit dhe trupi i tij doli mbi sipërfaqen e lumit Seman, ku edhe Ali Pashë Tepelena i ndërtoi një kishë në fshatit Kolkondas të Fierit, pranë saj u ngrit edhe një manastir me të njëjtin emër (përkujtohet në 24 gusht).
 
== Burim i të dhënave ==