Komuna e Zajazit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 59:
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kërcovë si veprimtar të "nacionalshlirimtares" për Maqedoni kishin dërguar një far togerri Ymer Domni, në popull njihej si Ymer Luma. Ymer Luma ka qenë një burrë i shkathët, gojmbarë, dhe kishte veti të mira për të zgjidhë disa probleme, ngatrresa që egzistonin ndërshqiptarë të këtij vendi, që kishin mbet si trashëgim i mbrapshtë dhe mjerues.
 
Në Zajaz, Ymer Luma mbledhë parinë e vendit, dhe me të madhe u shpjegon qëllimet e tija, rrolin e "luftës nacionalshlirimtare", dhe, bashkëpunimi me radhët partizane sllavomaqedone. Aty për aty i hasi sharra në gozhdë. Mefahil Shehu, një prijës, që më vonë në krye të Ballit të Kombit; shkurt ia preu: "Na si popull i kombit të shtrenjt shqiptar duam të bashkojmë hutat me Shqiptarët e Shqipërisë Politike kundër sllavo-maqedonëve, armiqëve tonë shekullor, ndërsa gjermanët si kanë ardhur ashtu edhe do të shkojnë. Gjermanët as në luftën e parë dhe as tani s'kanë për t'na vrarë. Por, ata që na kanë vrarë dhe do na vrasin janë maqedonët, dhe këtë radhë, sic duket se edhe ju të Shqipërisë së Vjetër do të jeni në krahë të tyre. Na po luftojmë për t'ia bashkuar këta pjesë Shqipërisë, dhe ju na bëni kryq për të mbetur ndër këto "shkje" përgjithmonë. Na duam Shqipërinë etnike, kurse ju, jeni kundër kauzës kombëtare". Ymer Luma mbeti me gishtë në gojë, i cili mbas mbarimit të luftës deklaron: "Na u thaftë goja që mësuam mbrapshtë këtë popull krenar me aq prirje luftarake e kreshnike, ku pa ndihmën tonë qoftë fizike dhe politike, ata luftuan partizanët maqedon edhe për gjashtë muaj të tjera, mbasi gjermanët ishin larguar nga Kërcova, për derisa hyri dhe u erdhi në ndihmë Brigada e 18-të Shqiptaro-Partizane, arradhës partizane maqedone. Cetat vullnetare të Ballit Kombëtar të Kërcovës, që nuk deshin të luftonin kundër gjakut shqiptar, me një injorancë kundërvetvetes, mjerisht lëshuan armët për dhe, pos komandantëve. Kështuqë, 400 vullnetarë, djemë të rijë u pushkatuan në "Telat e Gostivarit", u mbytën në Xhaminë e Zajazit, dhe ata që shpëtuan, i dërguan në "Frontin e Sremit", atje mbetën pa nam e nishan.
 
Shqiptarët e Maqedonisë (Yllirridës) formuan cetat e tyre me vullnetarë, aty mbas shkatrrimit të Jugosllavisë kraliste. Ndër ata që i dhanë puls luftës së ardhshme, që do tu prijë me dinjitet vullnetarëve shqiptarë të Ballit Kombëtar të Kërcovës; në skenë u dukë kryekreshniku i Zajazit, Mefahil Shehu.