Komuna e Zajazit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 51:
Zajazi për kah trimëritë është dukur që nga mesi i shek. 18, për të cilën dëshmon kënga - epika popullore, gojëdhanat, poashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin më së miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova në vecanti. Një veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisë, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithëse ishim të rrethuar nga komunist dhe spiuna të UDBës. Ai me zë të lart më tha:"Gëzohem që njohë një trim nga ata trimat , miqtë e mij nga Zajazi, të cilët vinin o bacë, shpesh në Kosovë. Ata ishin Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Dani që udhëhiqnin Lëvizjet Kacake në Kërcovë". Ishte viti 1964, ku e takova në një darsëm në Bllacë të Dullës së Prizrenit, besoj se emri i tij do të ishte Baca Ramë, në mos jem gabim. Ai më porositi që të shkruaj për këta fatosa kur t'i vijë koha. Ai shtoi: "Për trimëni njohim Veleshtën e Strugës, Drenicën e Kosovës dhe Zajazin e Kërcovës". Dritë past, ai veteran që më frymëzoj që të them më shumë se dy fjalë për këta kreshnikë të krahinave tona të lavdishme.
 
Zajazi njehë në periudhën turke, Mehmed Begun e Kollarës, Hasan Brahaj, Nezir Koxhën, ky i fundit, një veteran i pashoq i dy periudhave: turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysë Zajazi, që ky i fundit është një ndër imazhet më të dalluara në Kërcovë, që luftoi turqit dhe komitat sllavomaqedonëmaqedonas më 1903 në Betejën e Karbunicës, ku mbeti edhe dëshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijës i Kërcovës, që kishte zënë armët për të mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftëtar është veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjecar të fatosit tonë të të gjithë kohëve - Skënderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Kërcovës, e cila i la namë historisë kombëtare në Qafën e martizuar (1913), për të cilët kam përgaditur disa faqe të tëra, ku do të përmbëlidhen në një vëllim të vecantë.
 
== Historia==
Rreshti 59:
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kërcovë si veprimtar të "nacionalshlirimtares" për Maqedoni kishin dërguar një far togerri Ymer Domni, në popull njihej si Ymer Luma. Ymer Luma ka qenë një burrë i shkathët, gojmbarë, dhe kishte veti të mira për të zgjidhë disa probleme, ngatrresa që egzistonin ndërshqiptarë të këtij vendi, që kishin mbet si trashëgim i mbrapshtë dhe mjerues.
 
Në Zajaz, Ymer Luma mbledhë parinë e vendit, dhe me të madhe u shpjegon qëllimet e tija, rrolin e "luftës nacionalshlirimtare", dhe, bashkëpunimi me radhët partizane sllavomaqedonemaqedonas. Aty për aty i hasi sharra në gozhdë. Mefahil Shehu, një prijës, që më vonë në krye të Ballit të Kombit; shkurt ia preu: "Na si popull i kombit të shtrenjt shqiptar duam të bashkojmë hutat me Shqiptarët e Shqipërisë Politike kundër maqedonëve, armiqëve tonë shekullor, ndërsa gjermanët si kanë ardhur ashtu edhe do të shkojnë. Gjermanët as në luftën e parë dhe as tani s'kanë për t'na vrarë. Por, ata që na kanë vrarë dhe do na vrasin janë maqedonët, dhe këtë radhë, sic duket se edhe ju të Shqipërisë së Vjetër do të jeni në krahë të tyre. Na po luftojmë për t'ia bashkuar këta pjesë Shqipërisë, dhe ju na bëni kryq për të mbetur ndër këto "shkje" përgjithmonë. Na duam Shqipërinë etnike, kurse ju, jeni kundër kauzës kombëtare". Ymer Luma mbeti me gishtë në gojë, i cili mbas mbarimit të luftës deklaron: "Na u thaftë goja që mësuam mbrapshtë këtë popull krenar me aq prirje luftarake e kreshnike, ku pa ndihmën tonë qoftë fizike dhe politike, ata luftuan partizanët maqedon edhe për gjashtë muaj të tjera, mbasi gjermanët ishin larguar nga Kërcova, për derisa hyri dhe u erdhi në ndihmë Brigada e 18-të Shqiptaro-Partizane, arradhës partizane maqedone. Cetat vullnetare të Ballit Kombëtar të Kërcovës, që nuk deshin të luftonin kundër gjakut shqiptar, me një injorancë kundërvetvetes, mjerisht lëshuan armët për dhe, pos komandantëve. Kështuqë, 400 vullnetarë, djemë të rijë u pushkatuan në "Telat e Gostivarit", u mbytën në Xhaminë e Zajazit, dhe ata që shpëtuan, i dërguan në "Frontin e Sremit", atje mbetën pa nam e nishan.
 
Shqiptarët e Maqedonisë (Yllirridës) formuan cetat e tyre me vullnetarë, aty mbas shkatrrimit të Jugosllavisë kraliste. Ndër ata që i dhanë puls luftës së ardhshme, që do tu prijë me dinjitet vullnetarëve shqiptarë të Ballit Kombëtar të Kërcovës; në skenë u dukë kryekreshniku i Zajazit, Mefahil Shehu.