Panseksualiteti: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Panseksualiteti''' është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave,pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre. Personat panseksual identifikohen si gender-blind pra të verb...
 
No edit summary
Rreshti 5:
Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual I llojit të tij ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë femër/mashkull të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti. Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual.
 
'''==Etimologjia=='''
 
Parashtesa pan rrjedh nga Greqishtja e vjetër dhe nënkupton ‘’ të gjitha, secili/secila’’ . Termi hibrid panseksualizëm u kundërshtua në 1917, me argumentin se instikti seksual luan rol primar në të gjithë aktivitetin njerëzor, fizik dhe atë mendor, një kritikë kjo e propozuar nga Sigmund Frojd në fillimet e zhvillimit të disiplinës së psikologjisë.
Krahasime me biseksualitetin dhe identitete të tjera gjinore
 
'''==Krahasimi me biseksualitetin dhe identitete të tjera seksuale=='''
 
Nisur nga përkufizimi I biseksualitetit, për shkak të parashtesës bi, nënkupton tërheqjen emocionale dhe seksuale ndaj dy sekseve (femra dhe meshkuj) ose ndaj dy gjinive (burra dhe gra). Panseksualiteti për shkak të parashtesës pan është tërheqja seksuale ndaj një individi, pavarësisht seksit ose gjinisë. Duke përdorur këto terma, panseksualiteti përkufizohet ndryshe duke përfshirë në mënyrë eksplicite persona qëjanë interseks ose jashtë binarit dualistik të gjinisë.