[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
→‎Jeta: ca material ishte duplikat dhe e hoqa pasi krijonte konfuzion
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Leu më [[3 mars]] [[1907]] në [[Sarajevë]] i biri i Gjon Kolombit nga Shkodra dhe sllovenes Francisca Hajdovnik. I ati kishte shkuar qysh i ri në Sarajevë, ku kishte nën pronësi një hotel të vogël. Leu pas së motrës, Verës. Më 1910 i vdes i ati Gjoni prej gripit spanjoll dhe pas një viti iu vdes e ëma nga e njëjta ligështi. Për ta u kujdes nanababja dhe i ktheu në vendlindjen e të atit, në Shkodër. Pas jo pak kohe i vdiq edhe e gjyshja dhe për fëmijët u kujdes kumbari i tyre, Sokrat Shkreli. Nuni i tyre, ashtu si miku i tij i ndjerë, kishte në pronësi një hotel në Shkodër ku si kuzhiniere punonte e shoqja austriake, Mici.
 
Pas jo pak kohe i vdiq edhe e gjyshja dhe për fëmijët u kujdes kumbari i tyre, Sokrat Shkreli. ishte pronar i një hoteli në Sarajevë, ndërsa e ëma, Stefani, ishte sllovene. Në vitin 1910 i vdes babai dhe një vit më vonë dhe nëna. Zefi në moshën 4-vjeçare, bashkë me motrën e tij Verën kthehen në Shkodër tek gjyshja. Pas vdekjes së gjyshes për dy jetimët Kolombi kujdeset nuni i tyre, Sokrat Shkreli. Nuni i tyre, ashtu si miku i tij i ndjerë, kishte në pronësi një hotel në Shkodër ku si kuzhiniere punonte e shoqja austriake, Mici.
 
Në Shkodër mbaron shkollën fillore-jetimore të hapur nga austriakët, dhe tre vjet mëson në gjimnazin e jezuitëve. Më pas i përkushtohet pikturës, pasionit të tij, por me shumë vështirësi. Ai shkon në Itali, dhe fillon të punoi për të mbijetuar, dhe ndërkohë viziton muzetë, galeritë e arteve dhe ekspozitat e pikturës. Nëpër këto institucione arti tërheq vëmendjen e rojeve dhe disa të rinjve të cilët e ndihmojnë për t’u regjistruar në një shkollë nate. Por, e largojnë nga Italia, dhe ai kthehet sërish në Sarajevë,ku punon si ndihmës këpucëtari. Pas kësaj ai tri vjet punon pranë një dekoratori dhe gjatë kësaj kohe ai krijon veprat e para si dhe kopje të klasikëve. Në moshën 18 vjeç Zef Kolombi kthehet në Shkodër, dhe i kushtohet artit të pikturës ku punon edhe si nëpunës në hotel "Grand".