[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
Niketa ishte biri i [[Karl Topia|Karl Topias]]. Nëna e tij është e panjohur. Pas vdekjes së Karl Topias (1388), Marco Barbarigo mori në trashëgimi Krujën përmes martesës së tij me Helena Topian, motrën e madhe të Niketës, ndërsa vëllai i madh i Niketës, Gjergj Topia u bë zot i Durrësit. Ndërkaq Niketa mbajti një territor në jug të Durrësit.
 
Pas vdekjes së Sulltan [[Bajaziti I|Bajazitit I]] (në 1402), shumë shqiptarë iu nënshtruan Venedikut, si përshembull Niketa Topia, [[Gjon Kastrioti]] dhe [[Koja Zaharia]].<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=DXcRAQAAMAAJ|title=The Encyclopaedia of Islam|author=Hamilton Alexander Rosskeen Gibb|publisher=Brill|year=1967|page=654}}</ref>{{Contradict-inline|article=Gjon Kastrioti|date=March 2015}} Venedikasit ishin të interesuar të kishin ca zona buffer mes tyre dhe osmanëve që avanonin. Në 1403, Niketa Topia arriti t'ia merrte [[Kruja|Krujën]] motrës së tij, Helena Barbarigos (nga martesa), duke rifituar një territor, që më parë mbahej nga familja e tij, Topia dhe përkohësisht i kishte shkuar Barbarigo-ve.<ref name="Anamali">Anamali, Skënder and Prifti, Kristaq. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Botimet Toena, 2002, {{ISBN|99927-1-622-3}} p.251-252</ref>
 
Niketa Topia ish i martuar me të bijën e [[Komnen Arianiti]]t.<ref>{{cite book|title=Aranitët: Historia- Gjenealogjia-Zotërimet|last=Shuteriqi|first=Dhimitër|publisher=Toena|year=2012|isbn=978-99943-1-729-5|editor=Zana Prela|page=97}}</ref> Vajza e tyre, Mara Topia, u martua me [[Balsha III|Balshën III]] në 1407 dhe pati me të një vajzë, Jelena Balshaj, e cila mori emrin e gjyshes së saj.<ref>{{harvnb|Spremić|2004|pp=73–108}}</ref> Nëpërmjet kësaj martese Balsha III dhe Niketa hynë në një aleancë, në mënyrë që të përzinin venedikasit nga Shqipëria.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=BIlpAAAAMAAJ|title=Problems of the formation of the Albanian people, their language and culture|author=Aleks Buda|publisher=8 Nëntori|year=1984|page=317}}</ref> Niketa pastaj filloi të jetë ndërmjetës në mes Balshajve dhe venedikasve gjatë [[Lufta e Parë e Shkodrës|Luftës së Parë të Shkodrës]].<ref>{{harvnb|Fine|1994|p=512}}</ref> Në fund të vitit 1411, Niketa Topia pësoi një humbje të rëndë nga forcat e [[Teodor II Muzaka|Teodor Muzakën II]] gjatë një beteje. Ai vetë u mbajt i burgosur, po me ndërhyrjen e [[Republika e Raguzës|Republikës Raguzane]] u lirua, gjithsesi vetëm pasi u dha disa territore rrotull [[Shkumbini|Shkumbinit]] [[Muzakajt|familjes Muzaka]]. Pas vdekjes së tij, në vitin 1415, kalaja e Krujës ra në duart e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].