Lola Gjoka: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
1l2l3k (diskuto | kontribute) ++ |
1l2l3k (diskuto | kontribute) ++ |
||
Rreshti 5:
==Jeta==
Lola Gjoka lindi në Sevastopol të Rusisë, më 22 maj të vitit 1910 në një familje emigrantësh shqiptarë, me origjinë nga Bulgareci i Korçës<ref name="alma">{{cite web|author=Alma Mile|title=Lola Gjoka ta bindesh burimin ne pentagram|url=https://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/2615|website=Shqiperia.com|accessdate=21 December 2015}}</ref> dhe vdiq në Tiranë më 6 tetor të vitit 1985. Shkollën e përgjithshme e kreu në qytetin e lindjes, ku studioi për piano dhe danc në klasën e Karallova-s. U kthye në atdhe, në Korçë, në vitin 1932, ku së bashku me Jorgjia Trujan, Thoma Bezhanin, e Llambi Turtullin debutoi në koncertin e parë profesionist, në kinema “Mazhestik” të Korçës. Në vitet 1933-1934 kreu një varg koncertesh si soliste e koncertmaestre e këngëtarëve Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Marie Kraja, Kristo Koço e Mihal Ciko.<ref name="Lajme">{{cite news|last1=Lajme|title=Përkujtohet 100-Vjetori I Pianestes Lola Gjoka|url=http://www.lajme.gen.al/2010-06-19/perkujtohet-100-vjetori-i-pianestes-lola-gjoka.html|accessdate=23 December 2015|date=19 June 2010}}</ref>
Vlerësohet me fletë nderi në konkursin pianistik në Vjenë të Austrisë, në vitin 1933, ku shquhet për debutimin e saj dhe po atë vit emërohet nga [[Hilë Mosi]] mësuese e pianos dhe e valles në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Përfundon me pikët më të larta studimet e larta si pianiste koncertiste në Athinë. Së bashku me Tefta Tashko Koçon, Jorgjie Trujën e Marie Krajën merr pjesë në Panairin e Firences si përfaqësuese të artit shqiptar në vitin 1938.<ref name="Koço2004">{{cite book|author=Eno Koço|title=Albanian Urban Lyric Song in the 1930s|url=https://books.google.com/books?id=oWL2ZKPimKEC&pg=PA285|year=2004|publisher=Scarecrow Press|isbn=978-0-8108-4890-0|pages=79–80, 59}}</ref>
Rreshti 11:
Lola Gjoka është një ndër të parat mësuese të pianos të shkollës së parë muzikore shqiptare, Liceut Artistik. Në vitin 1953 emërohet koncertmaestre e grupit lirik në Filarmoninë Shqiptare të sapokrijuar, ku kontribuon për vënien në skenë të mjaft veprave të kulturës botërore dhe si as/regjisore. Pas hapjes se Teatrit të Operës luan një rol të rëndësishëm artistik në repertorin e gjerë operistik të asaj kohe. Me hapjen e Konservatorit të Tiranës, në vitin 1962 emërohet pedagoge e pianos dhe koncertmaestre e klasave të specialitetit të kantos, duke mos iu ndarë aktivitetit koncertor edhe jashtë vendit, si në Rusi, Kinë, Hungari, Kubë etj.<ref name="Lajme" /><ref>{{cite web|url=http://www.imdb.com/name/nm5389393/bio|title=Lola Gjoka|publisher=Internet Movie Database|accessdate=23 December 2015}}</ref>
Në 2002, Hamide Stringa shkroi biografinë e Lola Gjokës.<ref name="Stringa2002">{{cite book|author=Hamide Stringa|title=Një jetë mbi tastierë: Lola Gjoka (Aleksi)|url=https://books.google.com/books?id=l0MUAQAAIAAJ|year=2002|publisher=Toena}}</ref>
|