Panseksualiteti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1788743 i bërë nga Kristina Millona (diskutimet)
vNo edit summary
Rreshti 2:
[[File:Pansexuality flag.svg|thumb|right|Flamuri për panseksualizmin]]
 
'''Panseksualiteti''' <ref>[http://dictionary.reference.com/browse/omnisexual The American Heritage Dictionary of the English Language] – Fourth Edition. Retrieved February 9, 2007, from Dictionary.com website</ref> është tërheqja emocionale, seksuale ndaj personave pavarësisht seksit ose gjinisë së tyre.<ref name="mental health">{{cite book|title=Mental health issues in lesbian, gay, bisexual, and transgender communities |last1=Hill |first1=Marjorie J. |last2=Jones |first2=Billy E. |year=2002 |publisher=American Psychiatric Pub |isbn=978-1-58562-069-2 |page=95 |url=https://books.google.com/books?id=0NxXRsIfcpgC |accessdate=28 February 2011}}</ref> <ref name="Sex and society">{{cite book|editor=Marshall Cavendish|title=Sex and Society|url=https://books.google.com/books?id=YtsxeWE7VD0C&pg=PA593|accessdate=July 28, 2013|volume=2|year=2010|publisher=[[Marshall Cavendish]]|isbn=978-0-7614-7907-9|page=593}}</ref> Personat panseksual identifikohen si '''gender-blind''' pra <nowiki>''të verbër''</nowiki> ndaj gjinisë, duke lënë të nënkuptuar se gjinia dhe seksi nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen seksuale dhe emocionale ndaj të tjerëve.
 
Panseksualiteti mund të konsiderohet si orientim seksual më vete ose si një nëndegë e biseksualitetit, për të treguar një identitet seksual. Meqenëse personat panseksual janë të hapur për lidhje me persona që nuk identifikohen as si djalë, as si vajzë, kjo tregon se panseksualizmi e hedh poshtë dikotominë femërvajzë/mashkulldjalë të gjinisë. Panseksualiteti si term është më gjithëpërfshirës sesa biseksualiteti. Mirëpo në komunitetin e biseksualëve ende debatohet nëse termi panseksual është më gjithëpërfshirës krahasuar me termin biseksual.
 
==Etimologjia==
 
Parashtesa ''pan'' rrjedh nga Greqishtja e vjetër dhe nënkupton ‘’ të gjitha, secili/secila’’ . Termi hibrid panseksualizëm u kundërshtua në 1917 me argumentin se instikti seksual luan rol primar në të gjithë aktivitetin njerëzor, fizik dhe atë mendor, një kritikë kjo e propozuar nga Sigmund Frojd në fillimet e zhvillimit të disiplinës së psikologjisë.<ref name="Bi-Gay-Pansexual"/>
 
==Krahasimi me biseksualitetin dhe identitete të tjera seksuale==
Rreshti 14:
Nisur nga përkufizimi i biseksualitetit, për shkak të parashtesës bi, nënkupton tërheqjen emocionale dhe seksuale ndaj dy sekseve (femra dhe meshkuj) ose ndaj dy gjinive (burra dhe gra). Panseksualiteti për shkak të parashtesës pan është tërheqja seksuale ndaj një individi, pavarësisht seksit ose gjinisë. Duke përdorur këto terma, panseksualiteti përkufizohet ndryshe duke përfshirë në mënyrë eksplicite persona që janë interseks ose jashtë binarit dualistik të gjinisë.
 
Personat panseksual mund të tërhiqen ndaj personave '''cisgender''', transgjinorëve, interseksualëve dhe personave '''androgjenë''', ndaj termi panseksual konsiderohet më përfshirës sesa termi biseksual. Volumi i dytë i librit ‘’Shoqëria dhe seksi’’ thekson se fjalë për fjalë kuptimi i termit panseksual interpretohet si i tërhequr ndaj gjithçkaje. Gjithsesi personat që identifikohen si panseksual nuk i përfshijnë fetishizmat si nekrofili, pedofili në përkufizimin e këtij orientimi seksual duke theksuar se panseksualiteti përshkruan vetëm raportet e sjelljet seksuale konsensuale.
 
Përkufizimi i panseksualizmit inkurajon besimin se ky identitet seksual është i vetmi që përfshin dhe individët që nuk përputhen me kategoritë mashkull , femër, burrë, grua. Gjithsesi personat që identifikohen si biseksual e hedhin poshtë nocionin se biseksualiteti nënkupton tërheqjen seksuale vetëm ndaj dy gjinive, duke argumentuar se biseksualiteti nuk është thjesht tërheqje ndaj dy sekseve, por edhe ndaj gjinive.