[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 9:
Pasi studioi në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin "Xaverianum"]] të Jezuitëve të Shkodrës, hyri si novic në [[Jezuitët|Kompaninë e Jezusit]] në provincën e Portoresë, në rajonin e [[Rijeka|Fiumes]], më 1891<ref name=":0" />. Seminarin dhe studimet universitare për teologjia e filozofi i kreu në [[Vjena|Vjenë]]<ref name=":1">[[Uran Asllani|Asllani U]]., ''Si e mbrojtën çështjen shqiptare klerikët katolikë në Konferencën e Paqes,'' [[Panorama]], 10 shkurt, 2014.</ref>. Mori urdhrat e vegjël dhe të mëdhenj, përfshirë meshtarinë, në gjirin e Jezuitëve, në Portoré dhe Gorizia.
 
Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Brescia|Breshia]]<ref name=":0" />. U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi<ref name=":1" />. Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori]]t - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".
 
Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen kombëtare të cilën e ndihu sa mundi, ishte në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1919 bashkë me [[Halil pashë Alizoti]]n dhe [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi]]n. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.