Dallime mes rishikimeve të "Historia e Jordanisë"

===Transjordania Klasike ===
Për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në mes të botës së lashtë, Transjordania u kontrollua nga perandoritë e lashta të Persisë dhe më vonë ajo e Maqedonisë, të cilat u bënë forcë dominuese në rajon, pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Ajo më vonë ra nën ndikimin e Perandorisë Helenistike Seleukide nga Veriu dhe Parthët nga Lindja.
[[Skeda:Petra Jordan BW 21.JPG|parapamje|Petra]]
 
Mbretëria Nabateane Aramaikisht folëse ishte një nga shtetet më të shquara në rajon gjatë periudhës së mesme klasike, që nga rënia e kontrollit Seleukid të rajonit në vitin 168 para Krishtit. Nabateanët ishin populli me prejardhje të përzierë Aramaike, Kanaanite dhe Arabe, që ranë nën ndikimin e hershëm të kulturave helene dhe Parthiane, duke krijuar një shoqërie të veçantë të civilizuar, e cila përshkonte rrugët e shkretëtirave. Ato kontrollonin rrugët rajonale dhe ndërkombëtare të tregtisë e botës së lashtë, duke dominuar në një zonë të madhe në jugperëndim të [[Gjysmëhënës Pjellore]], e cila përfshinte të gjithë Jordaninë e sotme si dhe pjesën jugore të Sirisë në veri dhe pjesës veriore të Gadishullit Arabik në jug. Nabateanët zhvilluan alfabetin Nabatean, një pasardhës i alfabetit aramaik, i cili çoi përfundimisht në formimin e shkrimit arabik në shekullin e 4-të. Gjuha e tyre ishte fillimisht aramaikisht (një gjuhë semite perëndimore), por u përzje me arabishten semitike jugore me migrimin e fiseve arabe në Nabatea në shek.III dhe IV pas Krishtit. Kjo veproi si një gjuhë ndërmjetëse midis aramaikishtes dhe arabishtes klasike, e cila evoluoi në arabishten e sotme.