[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Rregullime markup-i duke përdorur AWB
Rreshti 39:
Zonat më të mëdha të territorit të Lituanisë u bënë pjesë e Perandorisë Ruse. Pas kryengritjeve të pasuksesshme në vitet 1831 dhe 1863, autoritetet cariste zbatuan një numër politikash rusifikuese. Ata ndaluan shtypin lituanez, mbyllën institucionet kulturore dhe arsimore, dhe e bënë Lituaninë pjesë të një rajoni të ri administrativ të quajtur Territori Veriperëndimor. Rusifikimi dështoi për shkak të një rrjet të gjerë të përhajpjes së fshehtë të librave dhe shkollimit të fshehtë në shtëpi në gjuhën lituaneze.
 
Pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Gjermane u komplikuan. Perandoria Ruse rifilloi ndërtimin e fortesave në kufijtë e saj perëndimorë për mbrojtje kundër një pushtim të mundshëm nga Gjermania në perëndim. Më 7 korrik 1879 Cari rus Aleksandri II miratoi një propozim nga udhëheqja ushtarake ruse për të ndërtuar Strukturën mbrojtëse "të klasit të parë", më të madhe në të gjithë shtetin, Fortesën Kaunas prej 65  km². Një numër i madh lituanezësh shkuan në [[Shtetet e Bashkuara]] në vitet 1867-1868, pas një urie. Rilindja Kombëtare Lituaneze hodhi themelet e kombit modern të Lituanisë dhe Lituanisë pavarur.
 
=== Shekujt e 20-të dhe 21-të ===
Rreshti 48:
 
==== 1939-1941 ====
Bashkimi Sovjetik ia ktheu Vilniusin Lituanisë, pas pushtimit sovjetik të Polonisë lindore në shtator 1939. Në qershor 1940, Bashkimi Sovjetik e pushtoi Lituaninë në përputhje me protokollet sekrete të Paktit Molotov-Ribentrop. Pushtimi u shoqërua me arrestime dhe dëbime masive. U dëbuan rreth 34.000 qytetarë lituanezë. Sipas një zyrtari të qeverisë lituaneze, ky ishte fillimi i një heqjeje të planifikuar të 700.000 banorëve nga Lituania.
 
==== 1941-1944 ====
Rreshti 70:
 
== Gjeografia ==
Lituania ndodhet në pjesën veriore të Europës. Ajo ka një sipërfaqe prej 65.200  km². Vendi shtrihet midis gjerësive gjeografike veriore 53° dhe 57°, dhe kryesisht midis gjatësive gjrografike lindore 21° dhe 27° (pjesë e Spit Curonian shtrihet në perëndim të 21°). Ajo ka rreth 99 kilometra bregdet me rërë, nga i cili vetëm rreth 38 kilometra janë në detin e hapur Baltik dhe që është më e shkurtër midis vendeve të Detit Baltik. Pjesa tjetër e bregdetit ndodhet në gadishullin ranor Kuronian. Porti i madh, me ujë jo të ftohtë i Lituanisë, Klaipėda, shtrihet në grykën e ngushtë të Lagunës Kuronian (lithuanisht: Marios Kuršių), një lagune cekët që zgjerohet në jug drejt Kaliningradit. Lumi kryesor dhe më i madh, lumi Nemunas, dhe disa prej degëve të tij shërbejnë për transportin detar ndërkombëtar.
[[Figura:Lithuania Centre of Europe.jpg|thumb|250px|left|Qendra e Europës, Lituani]]
Lituania shtrihet në buzë të Fushës Veriore Europiane. Terreni i Lituanisë është një kombinim i ultësirave mmesatare dhe zonave kodrinore. Lartësia e saj maksimale është Kodra Aukštojas 294 metra në pjesën lindore të vendit. Terreni përmban liqene të shumta, si Liqeni Vištytis, dhe moçalishte. Zonat pyjore mbulojnë rreth 33% të vendit.
Rreshti 77:
 
=== Klima ===
Klima e Lituanisë, është një klimë e butë midis klimës bregdetare dhe asaj kontinentale. Temperaturat mesatare në bregdet janë -2.5 °C në janar dhe 16 °C në korrik. Në Vilnius temperaturat mesatare janë -6 °C në janar dhe 17 °C në korrik. Gjatë verës, 20 °C është e zakonshme gjatë ditës, ndërsa 14 °C është e zakonshme gjatë natës. Mesatarja e rreshjeve vjetore është 800mm në bregdet, 900mm në malësitë Samogitia dhe 600mm në pjesën lindore të vendit. Dëborë bie çdo vit, nga tetori në prill. Ndonjëherë borë me shi mund të bjerë në shtator ose maj. Stuhi të forta janë të rralla në pjesën lindore të Lituanisë, por të zakonshme në zonat bregdetare.
 
Lituania pati një thatësirë në vitin 2002, duke shkaktuar zjarre në pyje. Vendi kaloi së bashku me pjesën tjetër të Evropës Veriperëndimore një vale të nxehtë në verën e vitit 2006.
Rreshti 84:
Që kur Lituania shpalli rivendosjen e pavarësisë së saj më 11 mars 1990, ajo ka ruajtur tradita të forta demokratike. Në zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë më 25 tetor 1992, 56,75% e numrit të përgjithshëm të votuesve mbështetën kushtetutën e re. Ka pasur debate të forta në lidhje me kushtetutën, veçanërisht rolin e presidentit. Një referendum i veçantë u mbajt më 23 maj të vitit 1992 për të vlerësuar opinionin publik lidhur me këtë çështje dhe 41% të të gjithë votuesve të mundshëm mbështetën forcimin e rolit Presidentit të Lituanisë. Sipas shpjegimit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë në 10 janar 1998 Republika e Lituanisë është një republikë parlamentare me disa atribute të një sistemi gjysmë-presidencial.
[[Figura:2009 m. Respublikos Prezidento rinkimai Dalia grybauskaitė 00.jpg|thumb|220px|Dalia Grybauskaitė ka qenë Presidente e Lituanisë që nga 12 korriku i vitit 2009.]]
Kreu i shtetit është Presidenti, i zgjedhur drejtpërdrejt për një mandat pesë vjeçar me një maksimum prej dy mandatesh. Posti i presidentit është mjaft ceremonial. Funksionet kryesore të politikës përfshijnë punët e jashtme dhe sigurinë kombëtare. Presidenti është edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë. Presidenti emëron Kryeministrin dhe, me propozimin e këtij të fundit, pjesën tjetër të kabinetit, si dhe një numër nëpunësish të tjerë të lartë civilë dhe gjyqtarëve për të gjitha gjykatat.
 
Presidentja e tanishme e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, u zgjodh më 17 maj 2009, duke u bërë Presidentja e parë femër në historinë e vendit dhe kryetarja e dytë femër e shtetit në shtetet balltike pas Letonisë që zgjodhi liderin e saj të parë femër në vitin 1999. Dalia Grybauskaitė u rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2014.
Rreshti 120:
* [http://www.mapquest.com/maps/main.adp?country=LT Maps of Lithuania on Mapquest]
 
{{Evropa-gjeo-cung}}
{{VendeEvropa}}{{BE}}
 
[[Kategoria:Lituani|*]]
[[Kategoria:Shtete në Evropë]]
 
 
{{Evropa-gjeo-cung}}