Dallime mes rishikimeve të "Republika Çeke"

v
Rregullime markup-i duke përdorur AWB
v (Shtova koordinatat)
v (Rregullime markup-i duke përdorur AWB)
Vendi ka qenë anëtar i zonës Shengen që nga 1 maj 2004. Kontrolli kufitar është hequr. Kufijtë e saj me të gjithë fqinjët e saj (Gjermania, Austria, Polonia dhe Sllovakia) janë të hapur plotësisht që më 21 dhjetor 2007. Republika Çeke u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë më 1 janar 1995. Në vitin 2012, gati 80% e eksporteve të Çekisë shkoi drejt shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe më shumë se 65% e importeve çekë erdhi nga këto shtete.
 
Republika Çeke do të bëhet ekonomia e 49-të më e madhe në botë deri në vitin 2050 me një GDP prej 342 miliardë dollarë.
 
Politika monetare realizohet nga Banka Kombëtare Çeke, pavarësia e së cilës është e garantuar me Kushtetutë. Monedha zyrtare është koruna Çeke. Në nëntor të vitit 2013, Banka Kombëtare Çeke ka filluar të ndërhyjë për të dobësuar kursin e këmbimit të Korunës çeke nëpërmjet një stimuli monetar për të ndaluar monedhën nga forcimi i tepruar dhe për të luftuar kundër deflacionit. [94] Në fund të vitit 2016, BKÇ ka deklaruar se kthimi në politikën monetare konvencionale ishte planifikuar për në mes të vitit 2017. Kur ajo iu bashkua BE-së, Republika Çeke detyruar veten për të miratuar euron, por data e miratimit nuk është përcaktuar.
* Transporti
Trasporti në Republikën Çeke mbështetet në disa varietete duke përfshirë trasportin tokësor, hekurdha, uji dhe ajri.
Republika Çeke ka një hekurudhë prej 9,435 kilometrash. Në Pragë gjendet dhe metroja e Pragës i vetmi sistem nëntokësor i shpejtë, ndërkohë që qytetet e tjera të mëdha kanë sistem trami. Përsa i përket rrugëve, në total Republika Çeke ka 55,653  km. Trasporti ujor është i fokusuar kryesisht tek lumenjtë duke qënë se si shtet nuk ka dalje në det. Lumi Vltava është lumi më i gjatë me 430  km. Trasporti ajror përfaqësohet me 46 aeroporte ku më i madhi është aeroporti i Pragës Vaclav Havel.
* Ushtria