Dallime mes rishikimeve të "Kalaja e Gjirokastrës"

ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
(→‎Lidhje të jashtme: përmirësime teknike, zëvendësova: Kategoria:Monumente në Shqipëri → Kategoria:Monumente kulturore në Shqipëri duke përdorur AWB)
No edit summary
| përcaktimi1_lloji = Nën mbrojtje
}}
'''Kalaja e Gjirokastrës''' si histori e lidhur me qytetin e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin [[1336]]. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të [[Ali Pashëbei Tepelena|Ali Pashë Tepelenës]]. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.
 
Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më [[1672]]: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”. Në vitin [[1417]], Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë.
Anonymous user