[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.233) dhe riktheu rishikimin 1774049 nga 79.106.126.5
Rreshti 16:
==Gjeografia==
{{...}}
Bytyçi është një nga krahinat e rëndësishme të rrethit të Tropojës,e cila shtrihet në juglindje të saj, pranë Alpeve Shqiptare e në brigjet e Drinit , midis kurrizeve malore Dobrej-maja e Dhinë -maja e Pëllumbit dhe maja e Dukut-Oplas-qafa e Dëllinjës. Në një vështrim të përgjithshëm gjeografik ngjan me një pesëkëndësh gjeometrik të çrregullt ku veçojmë pesë pika ekstreme kufitare të saj si Qafa e Lepurit , maja e Pëllumbit , maja e Krajlicës , maja e Oplasit e Grykëderdhja e Skatinës.
 
Laget nga ujërat e liqenit të madh të Fierzës e përshkrohet nga lumenjtë e Bytyçit,Skatinës e Çorrojt dhe në zonën bjeshkëtare nga ai i Sylbices.
 
Bytyçi, si njësi administrativo-juridike, është një nga shtatë komunat e rrethit të Tropojës , e ndarë në dy njësi etno-historike:në fisin e Bytyçit dhe në fisin e Berishës.
 
Fisi i Bytyçit ka edhe bjeshkën e tij atë të Sylbicës që ndodhet në lartësitë e Alpeve Lindore, në e nëndarjen Malësia e Gashit.
 
==Personalitete==