Dallime mes rishikimeve të "Kuçova"

15 bytes added ,  3 vjet më parë
(Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.182.191.47) dhe riktheu rishikimin 1756299 nga Tytuu)
* Ka qënë Kuçova dhe kantieri i naftës, vendi i shembullit unik të solidaritetit dhe bashkëpunimit të sinqertë midis vendeve në zhvillim. Në Kuçovë, kanë derdhur djersën e tyre dhe kanë sakrifikuar edhe jetën, specialistë nga shumë vende të Ballkanit por edhe të Evropës Lindore. Kanë qënë me dhjetëra specialistët e huaj sëbashku me familjet e tyre që u rritën mes dashamirësisë së naftëtarëve.
* Kuçova dhe kantieri i saj i naftës, ishin shumë arsimdashëse. Ajo, u bë shembulli i shkollimit masiv të naftëtarëve, nga kurset dhe shkollat profesionale me të talentuarit Mehmet Gina, Pali Bilça, Gani Qemo, Hamdi Krujën etj, me Filialin e Universitetit posaçërisht për naftën, që e bënë Kuçovën të jetë burimi i të gjithë punëtorëve të kualifikuar, mjeshtrave, teknikëve, specialistëve dhe kuadrove për të gjithë industrinë e naftës në vend, Patosin, Marinzën, Ballshin, Gorishtin, etj.
* Por Kuçova ka qënë edhe mjaft artdashëse. Ajo, investoi, u krijoi hapësirën, zhvilloi veprimtarinë më intensive dhe më të gjërë në fushën e artit dhe të kulturës në vend, duke i dhënë kësaj fushe artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj etj, por formoi dhe i bëri muzikantë të shquar Tonin Rrotën, Zef Lekën, të apasionuarin e muzikës dhe punës me fëmijët Koço Korçarin dhe, Nito Lalën dhe Luto Hasanin, që sëbashkusë bashku edhe me muzikantë të tjerë, e çuan me sukses disa herë Kuçovën në skenat e mëdha.
 
Kjo është historia e naftëtarëve të Kuçovës dhe qytetit të tyre, të cilën duhet ta njohin të gjithë të rinjtë jo vetëm këtu në Kuçovë. Me të, duhet të mburret edhe gjithë vendi sidomos në periudhën e sotme që ka nevojë pikërisht për ringjalljen e këtyre vlerave të profesionalizmit të lartë, të arsimdashjes, të artdashjes dhe mbi të gjitha të dashurisë për vendin dhe patriotizmin e spikatur të kuçovarëve.
1

edit