[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
'''Deti Jon''' ([[greqisht]] ''Ιóνιo Πέλαγoς'', [[italisht]] ''Mar Ionio''), është një pjesë e [[Deti Mesdhe|Detit Mesdhe]] në jug të [[Ngushtica e Otrantos|Kanalit të Otrantos]] dhe [[Deti Adriatik|Detit Adriatik]]. Në lindje kufizohet nga [[Shqipëria]] jugore dhe [[Greqia]] perendimore me një sërë [[Ishulli|ishujsh]] si [[Korfuzi]], [[Zante]], [[Qefalonia]], [[Ithaka|Itaka]] dhe [[Santa Maura]], kurse në perëndim kufizohet nga [[Bregdeti|brigjet]] e [[Sicilia|Siçilisë]] dhe [[Itali]]së jugore. Midis [[Apulia|Apulies]] dhe [[Kalabria|Kalabrisë]] gjendet [[Gjiri i Tarentit]].
 
Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për [[Era|erërat]] e tij të qeta. Ai është deri në 5121 metra i thellë. Në detin Jon derdhen [[Kalamai|lumi Kalama]] dhe [[Narta (lumë)|lumi i Nartës]] që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë [[Lumi Pavlla|Pavlla]], [[Lumi Kalasa|Kalasa]], [[Lumi Bistrica|Bistrica]] etj. Në [[Dialekti Çam|dialektin Çam]] (folur midis qyteteve të [[Saranda|Sarandës]] dhe [[Preveza|Prevezës]]), deti Jon është i njohur si '''Fusha e Zonjës''' (Deti i Zonjës).<ref>Fatos Mero Rrapaj (1995). ''Fjalori Onomastik i Epirit''. Eurorilindja. fq. 145, 312, 399. "Fushën e Zonjës, siç e quan populli çam"</ref>
 
{{clear}}