Ndryshimi mes inspektimeve të "Wikipedia:Sigurimi i cilësisë/Lista"

→‎MATEMATIKA: seksion i ri
(→‎Bylykbashi?: seksion i ri)
(→‎MATEMATIKA: seksion i ri)
I pari i yne kishte qene Selim Bylykbashi icili kishte qene oficer i larte ne Perandorin Osmane me pergjegjesi prej Shkupit deri ne Nish(ashtu na transmetonin me te vjetrit).Behet fjale per vitet 1700 e kendej Varri i tij gjendet ne fsh. Luboten-Shkup.Ne mbishkrim ne gjuhen e vjeter osmane shkruan
1162-1238 Hixhri ose sipas kalendarit gregorijan 1742-1818.dmth.viti i lindjes dhe i vdekjes.Sa per ilustrim do te jap nji gjenealogji: Selim Bylykbashi----Neziri----Abazi----Mehmet Caushi(1892-1919)---Muharremi(1892-1974)----Remziu(1926-2013)---Bari(1954-...)dmth une.
 
== MATEMATIKA ==
 
Përpara kohëve moderne dhe përhapjes së gjerë në të gjithë botën e njohurive, kemi vetëm disa zhvillime që kanë dalë në dritë.Tekstet më të lashta në matematikë janë dokumenti i njohur si Plimpton 322, Papirusi i Rhindit dhe Papirusi i Moskes.Interesant është fakti se të gjitha këto dokumente përmbajnë të ashtuquajturën sot Teorema e Pitagores që rezulton zbatimin matematikorë më të përhapur dhe më të lashtë.
 
 
Studimi i matematikës si fushë fillon në Greqi në shekullin e VI para Krishtit, dhe vetë termi matematikë rrjedh nga fjala greke mathema që do të thotë mesim, studim, shkence perveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë nje kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të thotë ''studim matematik''.Kontributi më i madh ka qenë grek dhe helenistik, që i dha formë si degë matematikës, por gjithashtu edhe Kina, sistemi numerik hindu-arabik nga India, islamik, të cilat u mblodhën dhe u përkthyen në latinisht duke e çuar atë ne periudhën e Evropës Mesjetare.
 
Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve.Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike.Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë.Kinezët e lashtë,civilizimi i Inkëve,pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim te paparë nga një grup i madh matematikanësh siç ishin : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj.Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore i quanin teorema dhe i vërtetonin.Në vijim janë paraqitur disa nga matematikanët e shquar ne Greqinë Antike.
Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët, të cilët quheshin edhe themelues te algjebrës.�Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Gausi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilbert nje matematikan i shkëlqyer gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi 23 probleme matematikore, ku 10 janë te zgjidhura, 7 janë zgjidhur pjesërisht dhe 2 janë ende të hapura , 4 të mbetura janë formuluar shumë lirshëm per t'u deklaruar nese zgjidhen apo jo. Disa nga matematikanët më të shquar të asaj kohe ishin: Cantor Cauchy Descartes Euleri Fermat Gaussi Leplace Njutoni Paskali Pitagora Russel
 
 
Simbolet matematikore
 
Simbolet në matematikë shërbejne për krijimin e shprehjeve matematikore dhe lidhjen e tyre në forma më komplekse. Me kalimin e kohës dhe sidomosë me zhvillimin e matematikes logjike fjalori i matematikes është pasuruar dhe pasurohet gjithnjë e më shumë me simbole të reja. Zakonishtë për simbolizimin e variableve të ndryshme, varsisht nga lëmia përdoren shkronjat e alfabetit latin dhe alfabetit të vjetër grekë. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot.
 
Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte.Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjitha degët e matematikës. Matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme.Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot.Disa njerëz e konsiderojnë matematikën të mërzitshme por ajo është shumë e rëndësishme për jetën.
Anonymous user