Llambi Ziçishti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 4:
Leu në Korçë<ref name=":0">[[Naum Prifti|Prifti N]]., ''Vdekje me pushkatim, për një fjalë goje e Ministrit të Shëndetësisë'', telegraf.al, 9 shkurt 2016.</ref>, i biri i Petros dhe Julias<ref>''Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit'', gazetadita.al, 8 dhjetor 2012.</ref>. Shkollën fillore, shtatëvjeçaren dhe [[Liceu Kombëtar i Korçës|liceun francez]] i ka mbaruar në qytetin e Korçës, ku banonte familja e tij. Kontribuoi në krah të Frontit Nacionalçlirimtar, për të cilën qe ndër organizatorët në zonën e Devollit dhe Korçës për këtë palë.
 
Më 1944 anëtar i [[Partia Komuniste e Shqipërisë|Partisë Komuniste]]. Në vitet 1947-1948 studion mjekësi në Paris, më pas vajti të studiojë në [[Bukureshti|Bukuresht]] ku u diplomua si mjek më 1953<ref name=":1">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'', Tiranë: "55", 2012. fq. 259. ISBN 978 9943 56 22 5</ref>.
 
Pas diplomimit ai caktohet kirurg në spitalin e kryeqytetit, ku rritet profesionalisht nën kujdesin e dr. [[Frederik Shiroka|Frederik Shirokës]]. Për shumë kohë drejtoi katedrën e kirurgjisë së Përgjithshme. Në vitin 1968 u caktua Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe në vitin 1971 u emërua Ministër i Shëndetësisë duke zëvendësuar dr. [[Ciril Pistoli|Ciril Pistolin]]<ref name=":0" />. Më 1974-1982 ka qenë deputet<ref name=":1" />.
 
Pas kësaj ai akuzohet në vitin 1982 si bashkëpunëtor i grupit armiqësor të drejtuar nga Mehmet Shehu. Llambi Ziçishti u akuzua gjithashtu se në vitin 1973 kishte dashur të helmojë [[Enver Hoxha|Enver Hoxhën]]. Pas një procesi hetimor, që zgjati nga nëntori i vitit 1982 e deri në shtatorin e vitit 1983, Llambi Ziçishti u nxor në gjyq dhe u dënua me vdekje, duke u pushkatuar më 9 shtator 1983 së bashku me [[Kadri Hazbiu|Kadri Hazbiun]], [[Feçor Shehu|Feçor Shehun]] dhe [[Llambi Peçini|Llambi Peçinin]]<ref name=":1" />.