[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
per historikun e artit
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.116.131) dhe riktheu rishikimin 1710963 nga Mr Robot
Etiketa: Zëvendësuar
Rreshti 1:
[[Skeda:MonaLisa sfumato.jpeg|right|parapamje|280px|Particolare de ''[[La Gioconda (Leonardo)|La Gioconda]]'']]
{| class="wikitable"
|''' BOTA E ARTIT''' 
 
'''       Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.'''
|-
| colspan="2" |'''          '''
 
            Tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulturës që karakterizon një popull, është edhe arti.
 
            Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet kulturore. Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqëri deri në piedestalin më të lartë.
 
            Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formës, arti mishëron dhe realitetin që na rrethon me ndjenjat shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon emocione estetike.
 
            Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi. 
 
'''            Ç’është arti?'''
{| class="wikitable"
|
|} 
 
            Fjala art rrjedh nga latinishtja - ars, që ka kuptimi e së bukurës.
 
            Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.
 
            Arti në tërësi ose çdo vepër e veçantë, përbëhet nga një strukturë komplekse dhe e shumanshme. Në të përfshihen elemente materiale, shpirtërore, substancial, formale, krijuese etj., përmes së cilave mishërohet puna e gjallë e njeriut me ndjenjat, emocionale të tij. Mirëpo, gjithë ky kompleks dhe kjo shumanshmëri ka një dominante rreth së cilës përmblidhen gjithë përbërësit e saj, që dallojnë nga dukurit e tjera të realitetit. Pra, është dukuria estetike që e karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike.
 
            Nga kjo pikëpamje artin mund ta definojmë si një pasqyrim estetik të realitetit që na rrethon, por edhe imagjinatës së bujshme njerëzore. Për ta pasur më të qartë këtë definicion, duhet zbërthyer kuptimin e nocionit “pasqyrim estetik”!
 
            Vepra artistike është një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes objektit, veprës që duhet krijuar dhe subjektit krijues, pra vet artistit. Akti thelbësor i këtij bashkëveprimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave. Pra, perceptimi i fuqishëm emocional i gjithë larmisë së botës shqisore me tingujt, aromat, ngjyrat, lëvizjet format  e saj etj.
 
            Emocionet, ndjenjat,mendimet etj,  janë dukuri shpirtërore të cilat nuk mund të kapën drejtpërsëdrejti nga shqisat. Përmbajtja e tyre e bukur ose e madhërishme nuk mund të shikohet ose të preket. Prandaj, arti me mjetet e tij materiale: me anë të fjalës, gjesteve, tingujve, vijave, ngjyrave, lëvizjeve etj., riprodhon estetikisht pamjet e jashtme fizike të dukurive të realitetit ose ndërton  botën e imagjinatës duke i fiksuar ato në figura artistike. 
 
'''            Thelbi specifik i artit''' 
 
            Për arsye të lartpërmendura është shumë vështir të kapet thelbi esencial i artit dhe të përcaktohen veçoritë e tij në krahasim me shumë dukuri të tjera joartistike. Megjithatë, arti mbete një dukuri specifike që shquhet nga dukurit e veprimtaritë tjera njerëzore si ato prodhuese, sportive, shkencore, fetare etj. P.sh. romani artistik ndryshon cilësisht nga traktati filozofik; busti skulpturor dallon nga mallrat industriale; shfaqja teatrale nuk është e njëjte me një ndeshje futbolli etj. Prandaj shumë dukuri reale apo imagjinare, mund të shërbejnë edhe si objekte studimi për shkencën por edhe si objekt pasqyrimi estetik për artin.
{| class="wikitable"
|
|}
            Derisa shkenca e studion realitetin si dukuri objektive, veç e veç në secilën lëmi, arti të njëjtat dukuri i pasqyron estetikisht përmes ndjenjave të brendshme. Kështu, ylberi studiohet nga fizika si një dukuri optike; shkenca e fiziologjisë merret me proceset metabolike, për shembull lulet; agimi dhe muzgu studiohen si pasoj e vërtitjes së tokë rreth boshti të saj etj. Mirëpo të gjitha këto procese, dukuri dhe sende mund të shikohen edhe nga një pikëpamje tjetër, nga pikëpamje e vetive dhe cilësive të tyre estetike. Ylberi është i fiksuar në sa e sa piktura si një harmoni specifike ngjyrash; lulet kanë qenë objekt specifik i artit si kombinim harmonik formash simetrike dhe ngjyrash të larmishme; gjithashtu edhe agimi dhe muzgu me pamjet e tyre të mrekullueshme, që shprehin fuqishëm e estetiksht atë bukuri të madhërishme, kanë qenë e janë akoma frymëzim pothuajse për secilin artist.
 
            Edhe mjetet e shprehjes mund të jenë të bazuara, si në arsye ashtu dhe në ndjenja. Kështu për shembull, mund të shërbehemi me fjalë për të thënë një të vërtet, fakt, ligjshmëri, mirëpo, fjala mund të shfrytëzohet edhe si mjet i shprehjes së ndjenjave, emocioneve, pra si shprehje poetike.
 
            Gjithashtu, edhe përmasat, trajtat e figurat gjeometrike, p. sh. vizatimet e hartave gjeografike; vizatimet teknike¸ vizatimet anatomike etj., shprehin fakte, të dhëna rreth objektit, territorit, pozitës etj. por në anën tjetër ato mund të shërbejnë, në formë trajtash, figurash, vijash edhe si shprehje e ndjenjave përkatëse, gjegjësisht shprehjeve estetike. Në këtë rast ato janë mjete të shprehjes figurative, artistike. Raportet e tyre bëjnë që artisti t’i shpreh ndjenjat e brendshme, kurse shikuesi t’i përjetoj ato ndjenja.
 
            Prandaj arti është edhe forma më e lartë e përvetësimit estetik të realitetit dhe imagjinatës, sepse nga njëra anë, pasqyron dukurit e shumëllojta estetike, dhe, nga ana tjetër, ai është krijim sipas ligjeve të së bukurës, është krijim vlerash të reja estetike.  
 
'''            Historia e artit shqiptarë''' 
 
            Në truallin shqiptar, dëshmitë më të hershme në fushat e përgjithshme të artit janë: qeramika, terakota neolitike dhe punimet në metal që janë punuar nga mjeshtërit e fiseve ilire.
 
            Gjatë antikitetit, nëpër trevat e vendbanimeve ilire, fillon të  zhvillohet edhe arkitektura, skulptura si dhe artet e zbatuara. Në mesjetën  e hershme kemi dëshmi të zhvillimit të arkitekturës, mozaikut dhe skulpturës dekorative, ndërsa në thellësitë e vendit, traditat ilire vazhdojnë zhvillimet në fushën e arteve të zbatuara.
 
            Gjatë mesjetës vërehet zhvillim i arkitekturës së kultit të krishterë, pastaj piktura dhe artet e zbatuara, kryesisht me  motive fetare të stilit bizantin, por me element etnografik lokalë dhe etnikë.
 
            Pushtim osman, në shekullin XV,  ndal hovin e zhvillimit e arteve të stilit bizantin, dhe pak nga pak, fillon të gjallërohet me ato të kultit islamik.
 
            Me zhvillimin e jetës nëpër qytete, fillon të lulëzojë arkitektura e banimit, artet dekorative popullore, krijime të zejtarëve të talentuar në shumë lloje  e teknika dhe me karakteristika etnike dalluese shqiptare.
 
            Me periudhën e Rilindjes Kombëtare zënë fill artet e reja: muzika, piktura, teatri e të tjera të lidhura ngushtë me aspiratat e frymës për liri. Pas shpalljes së pavarësisë, edhe pse në kushte të pafavorshme, artistë të talentuar shqiptarë fillojnë të krijojnë nivel profesional e shumë lëmi të artit si: pikturë, skulpturë, arkitekturë, teatër, muzikë etj., zakonisht në frymën kombëtare e realiste.
{| class="wikitable"
|
|}
            Pas viteve të luftës (1945) arti zuri vend të veçantë në jetën dhe kulturën e re socialiste, sidomos në edukimin estetik të masave. Gjatë kësaj periudhe, arti, dhe pse i mbështetur në një trashëgimi të pakët profesionale, filloi të zhvillohet me të madhe nga periudha në periudhë, në të gjitha zhanret e tij. Mirëpo, ndikimi i  frymës së re, duke u mbështetur në parimet e metodës krijuese të realizmit socialist, i dha artit karakter  ideologjik. Ky realizëm socialist, edhe pse i dha artit kaheje  proletare, revolucionare, partiake etj, megjithatë nuk u lanë anash as karakteristikat popullore dhe fizionomia kombëtare. Edhe pse nën frymën  ideologjike, pra, pasqyrimit të idealeve social-estetike, janë lëvruar dhe zhvilluar pothuajse të gjitha  llojet, nënllojet e gjinitë e veprimtarive artistike e krijuese si: arti arkitektural, piktura, skulptura, grafika, muzika, teatri, baleti, kinematografie tej.
 
            Pas viteve ’90, arti shqiptare filloi të ndjek rrugëtim tjetër. Mbi të nuk do të ndjehej më tutela ideologjike, fryma e një drejtimi të vetëm artistik, siç e provoi gjatë viteve të mëparshme. Në të gjitha gjinitë e arteve vihej re një krijimtari më e larmishme dhe më e madhe, krijimtari që pasqyronte një realit tjetër nga ai realo-socialist e që i përkiste rrymave bashkëkohore të artit botëror.
 
            Artistët shqiptarë kanë treguar talent të rrallë më shumë zhanre të krijimtarisë artistike, duke u radhitur në mesin e më të mirëve, jo vetëm në mesin e shoqëri sonë, por edhe në hierarkinë e artit botëror. Po përmendim vetë disa prej tyre: piktorin Mark Basaiti (1468-1528); koleksionistin e njohur të artit Aleksandër Albani (1692-1779); arkitektët si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane; fotografin e shquar Gjon Milli (1902-1980) që jetoi dhe krijoi në Amerikë; piktorin Abedin Dino (1913-1993) mik me Pikason dhe personalitete tjera në Paris; Ibrahim Kodrën (1918-2006), një nga përfaqësuesit më të shquar të kubizmit në Itali.
 
            Pastaj artist të ekranit e kinematografisë si: Aleksandër Moisiun, vëllezërit Belushi, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Ndrekë Luca, Bekim Fehmiu, Adurrahman Shala, Faruk Begolli e shumë artistë të rijë si Eliza Dushku, Artur Luizi etj. që po krijojnë emër e reputacion në qarqet e kinematografisë botërore.
|}
'''Arti''' është proces apo produkt i rregullimit të qëllimtë të elementeve simbolike për të tërhequr vëmendjen e [[shqisa]]ve apo [[emocioni|emocioneve]]. Arti përfshinë një gamë të gjerë të aktiviteteve, krijimeve, dhe mënyra të shprehjes njerëzore, përfshirë [[muzika|muzikën]], [[literatura|literaturën]], [[filmi]]n, [[skulptura|skulpturën]] dhe [[piktura|pikturën]]. Kuptimin dhe domethënien e artit i studion [[estetika]].