Lazër Radi: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute) →Burimet: Kujdes Hatake se ç'shkruan! |
→Jetëshkrimi: hoqa italianizimin |
||
Rreshti 21:
== Jetëshkrimi ==
Lindi në Prizren më 1916 më 29 janar, si i fundmi i katër fëmijëve në familjen e Çup dhe Ganxhe Vilës. Frekuenton shkollën fillore e të mesme të qytetit të lindjes në periudhën 1922-'29. Më 1929, si rezultat i represionit serb mbas arratisjes së vëllezërve nga shërbimi ushtarak detyrohet të marrë udhën e mërgimit, në Shqipëri duke braktisur kështu dhe bibliotekën e pasur…. 1930-31, vazhdon një vit të shkollës së mesme në gjimnazin e Tiranës. 1931-1938, vazhdon gjimnazin e Shkodrës ku kishte si prof. historie [[Ernest Koliqi]]n, në konviktin “Malet Tona”. 1935-1938, fillon botimet e para në shtypin e kohës (Shtypi, Kombi, Drita, Diana, kryesisht me emër, me inicialet, L.R., apo me pseudonimet Lara, Lapredi, Ladi…). 1936, në verën e atij viti, në shkollën verore të Pukës, ku jepte mësim e motra, njihet me poetin [[Migjeni]]… 1936, grupi përparimtar i shkollës, ku bënin pjesë autori, [[Qemal Stafa]], [[Xhemal Broja]], etje. përgatitë për botim gazetën “Shkëndija”. 1937, ndodhet në [[Roma|Romë]] me grupin e njëqind studentëve shqiptarë. 1938, përfundon me sukses gjimnazin dhe bën të gjitha përpjekjet për të vazhduar studimet në Jurisprudencë në La Sapienza të Romës. Ishte ndër të parët (në mos i pari, njoftuar nga motra e Milloshit) që nxorri shkrime kushtuar vdekjes së Migjenit, tek "Drita" në shtator 1938 dërgon "Migjeni si poet e si njeri". 1938-1942, vazhdon studimet në Itali. 1940, bashkëpunon me gazetën “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël” me një seri artikujsh, gjersa ndalohet me protestë të ambasadës jugosllave. Kaplohet nga entuziazmi i fashizmit, tashmë vendlindja e tij ishte bashkuar më trungun mëmë, dhe shkruan broshurën "Fashizmi dhe fryma shqiptare" me parathënje të ''neo-shqiptaristit'' [[Vangjel Koça]].
Më 1942, 1976, del në pension pleqërie. 1982, demaskohet publikisht si armik i popullit dhe i pakënaqur nga regjimi. 1985-1990, nis të shkruajë kujtimet në tre vëllime, përgatit dy libra me poezi, plotëson veprën “Një verë me Migjenin”, përmbledh kujtimet mbi [[Mirash Ivanaj]]n, përkthen librin “Qytete dhe Fantasma” të Duçiqit. 1988, përkthen poemën e jashtëzakonëshme të Jevrem Bërkoviqit “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina”, e cila qarkulloi fshehtas dorë më dorë.
1990, kthehet në Tiranë mbas një odiseje gati gjysëmshekullore persekutimi çnjerëzor.
|