Faik bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 20:
== Jeta ==
 
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës. Sipas studjuesit Agron Alibali, që ka gjurmuar dokumentacionin studentor të paraqitur nga Konica, muaji i lindjes figuron i dokumentuar më pas në prill - ndryshim të dhënash që ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas.<ref name=":0">[[Agron Alibali|Alibali A]]., ''Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]] ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.</ref>.
 
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesë privatë<ref name=":0" />, më 1883 shkoi të vizitonte të motrën, Xhevën, që në atë kohë banonte në Shkodër. Ndoqi [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjën Saveriane të Jezuitëve]] në dy vite shkollore 1883-1885 ku ndoqi lëndë në italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Kthehet në vendlindje për ndoshta një vit<ref>Kelmendi R., ''Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit'', shqiptarja.com, 19 janar 2014.</ref> dhe më pas vijoi shkollimin në liceun perandorak të Gallatasarajit në Stamboll gjatë viteve 1886-1887<ref>Shema I., ''[http://www.diogenpro.com/uploads/4/6/8/8/4688084/faik_konica...shqip.pdf Faik Konica - Personalitet i shquar...]'', </ref>.
të Konicës, kurse e ëma vinte nga dera e bejlerëve të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në [[Shkodra|Shkodër]] në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Saverian]], Mbas dy vjetësh ai la Shkodrën dhe shkoi për të vijuar studimet në shkollën e Gallatasarait në Stamboll, të cilën e kreu më 1890-n, kur ishte 15 vjeç. Në këtë shkollë ai u njoh me djaloshin tiranas [[Murad bej Toptani|Murat bej Toptanin]], me të cilin e lidhën bindjet atdhetare. Studimet e plota i kreu në [[Franca|Francë]] (ku edhe ndërroi fé, u pagëzua i krishterë) dhe [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]].
 
Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me [[Ali Pashë Tepelena|Ali Pashë Tepelenën]] edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste një frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të [[Stambolli]]t për të kryer pastaj shkollën e mesme në [[Franca|Francë]]. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe [[Parisi|Paris]]. Ku u konvertua në besimin e krishterë katolik me emrin Faik '''Domenik''' Konica. Kjo ngjarje ndodhi në verën e vitit 1895, kur ai sapo kishte mbaruar studimet e larta në Dizhon (Dijon) të Francës për Gjuhësi Romane dhe Filozofi. Pagëzimin e Faik Konicës me emrin Domenik e dëshmojnë edhe disa letra të viteve 1895-‘97 dërguar shqiptarëve të Bukureshtit, ku ai ka firmosur me emrin e ri Faik Domenik Konica. Këto letra ruhen edhe sot në dosjen e tij në Arkivin Qendror të Shtetit shqiptar. Pas vitit 1895, ai nuk e mohoi kurrë faktin se ishte konvertuar në i krishterë, edhe pse emrin Domenik nuk e përdori gjatë në shkrimet e tij. Shtysat kryesore që e nxitën këtë djalosh, pinjoll të një familjeje të shquar myslimane, të pagëzohej si i krishterë, mendojmë se duhen kërkuar në formimin e tij kulturor e shkencor në shkolla katolike, si dhe në përkushtimin atdhetar, në tolerancën fetare dhe në intuitën e tij. Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se për të arritur çlirimin kombëtar duhej kryer së pari afrimi shpirtëror me Europën e krishterë. Me fjalë të tjera ai sugjeronte një evoluim të mendësisë fetare, shkëputje prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishterë, në fenë e përbashkët të shqiptarëve me kontinentin mëmë të kohës së para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i njëjtë për nga përkatësia fetare me shtetin e [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Gjergj Kastriot Skënderbeut]]. Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin e unitetit kombëtar të kombit tonë. Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij, nuk i shërbente unitetit, por përçarjes kombëtare, pra vonimit të proceseve çlirimtare. Këtë mendim e ka shprehur dhe atdhetari [[Mustafa Kruja]] disa dekada më vonë. Pas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, [[Murad bej Toptani|Murat bej Toptanit]], të pagëzohej edhe ai e të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se nuk mund ta bënte një hap të tillë, pasi vëllezërit Frashëri, te të cilët ai ishte dhëndër, do ta dëbonin nga shtëpia. Murati pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej, prandaj ky nuk nguli më këmbë për këtë problem. Djaloshi tiranas pati të drejtë, atmosfera shoqërore dhe ajo fetare në trojet shqiptare të perandorisë nuk mund ta lejonte një kapërcim aq të madh në ndërgjegjen e shqiptarëve myslimanë, të cilët kishin disa breza ose shekuj që jetonin si myslimanë.<ref>Nga Dr. Thanas L. Gjika</ref>