Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 36:
::::: Plus që do të shtoj, {{ping|Udha}}: me aq artikuj në pikë të hallit sa ç'ka wiki, më habit zelli nopran përmes të cilit merresh me wikihound dhe ke zero kontribut në fushën për të cilën bën tifozllëk. Ke plot artikuj të cilët mund t'i pasurosh, pasurime të cilat patjetër mëtoj të bëhen sipas këndvështrimit neutral siç e do natyra enciklopedike e informacionit. Ama, pamundësia për të të ndihmuar me çështjen vërtetë reale që të trazon, të paktën po të bëzaj t'i përqëndrosh energjite e tua në mënyrë konstruktive dhe jo me ankesa grarishte. Me tumirë --[[Përdoruesi:Fukingusername|Ku-kemi-lerë-o-Çajup]] ([[Përdoruesi diskutim:Fukingusername|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 00:41 (CET)
::::::Hatake, kontributi në Wikipedia nga çdokush është i mirëpritur, nga të gjallë dhe të vdekur, por duhet t'i mirëpresësh edhe kritikat dhe të kesh qasje autokritike. Megjithatë, isha duke përgatitur një replikë me thumba, por sapo e lexova me vëmendje autobiografinë tënde që e gjeta në web e lashë. Tani kam mirëkuptim edhe për qasjen tënde agresive dhe ti bëj hallall deri në një shkallë fyerjet që mi ke bërë. Ndjesë për fyerjet e mia nuk kërkoj dot (sy për sy e dhëmb për dhëmb) por nuk do të të fyej më në të ardhmen, për aq kohë sa nuk më fyen mua. Edhe një gjë, lëre Enverin të qetë aty ku është e mos e merr emrin e tij nëpër gojë kot se bën mëkat. Helmin dhe vrerin drejtoje kah organizata terroriste Sigurimi, i bashkëthemeluar nga fort i panderuemi Kasëm Trebeshina i Koçi Xoxes--[[Përdoruesi:Udha|Udha]] ([[Përdoruesi diskutim:Udha|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 01:46 (CET)
::::::: Nuk të jap më përgjigje nëse më drejtohesh Hatake pas kësaj. Kritikat janë dobiprurëse nëse priren nga mendësi konstruktive dhe dije të gjithëmbarshme mbi çështjet në fjalë, jo nga zelli që pasqyron boshllëk të brendshëm. Në linjë historie nuk kam tagre gjykuese mbi personazhet historike, ama në linjë personale familjarisht jemi të mendimit të faktuar nga përvoja ndërbreznore (jo nga përvoja kallpe të huajtura në sajë të mëmëdhembjes) se Enveri, Koçi dhe Ismaili janë degëzime të të njëjtit tumor që amësinë e kishte në agjenturën anglo-jugosllavo-sovietike. E gjithë çështja për Kasëmin është se dosjet nuk i janë fshirë (dhe e gjithë burrëria e tij është se as ai nuk iu fsheh të kaluarës së vet, sepse ashtu ishte i prerë). Biografitë e njerëzve duan qasje mbipalëshe dhe me pasione mënjanë, vetëdijen se historia nuk nis më 1944 dhe se shqiptarët nuk i bëri komb Enveri. Është interesante dhe pa thumba të konstatohet se psikoza sociale e sajuar nga propaganda e sëmurë, në Shqipërinë ''londineze'' nuk e krijoi atë gjendje që u krijua në Ferizaj ku ende ka njerëz që zëjnë bé për kokë të Enverit... Mjerimi mendor kësi çudirash ka, s'ka brina. --[[Përdoruesi:Fukingusername|Ku-kemi-lerë-o-Çajup]] ([[Përdoruesi diskutim:Fukingusername|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 02:03 (CET)