Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 42:
:{{ping|Fukingusername}}Binomi "Enver-Kadare" është pjellë e fantazisë së sëmurë të babait të organizatës terroriste Sigurimi, turkut Kasëm Trebeshina, që duket se ua ka përcjellë edhe dishepujve të tij jashtë Sigurimit. Adhurimi i verbër për Trebeshinën që vie me simptomën anësore të rëndë, urrejtjen patologjike ndaj Ismailit, duket se ta ka errësuar arsyen edhe ty. Unë kam mirëkuptim për terroristët e Sigurimit që e admirojnë njërin nga etërit themelues të tyre, por asesi për viktimat e sistemit që shkrihen për një figurë të errët si Kasëm efendiu. Aq më pak kur ai kishte një biografi të stërmirë ose stërkomuniste, kur mijëra të tjerë u përndoqën për shkak të "njollave" nëpër biografitë e tyre. Por sado të mirë ta ketë pasur biografinë ur-sigurimsi, Enveri dhe Nexhmija nuk të falnin po t'ua bëje një promemorie si ajo që u fabrikua pas rënies së sistemit. Pra na thuaj, kush e mbrojti Trebeshinën pas akuzave të rënda që gjoja i paska hedhur në drejtim të Enverit në Promemorie dhe pse nuk e mbrojti kur i kërkoi Enverit imtësira të tilla si dalja jashtë shtetit? Tre vjet e dënoi Enver djali profetin tënd Kasëmin për diçka fare banale si kjo e fundit, por në mënyrë çuditërisht të çuditshme dhe aspak të marksistshme-leninistshme ia fali krahasimin me Luigjin e XIV dhe mynxyrat tjera të Promemories? Këtë anë të butë të Enverit xhaxhit nuk e njihja më parë! Ore s'paskan faj "bijtë" e tij në Ferizaj që e adhurokan këtë ëngjëll!
:Çajup, ti nuk je objektiv kur flet për Trebeshinën, mbase për shkak të ndonjë miqësie personale që mund ta kesh pasur me të pas rënies së sistemit, ndaj të vie rëndë të besosh se miku dhe profeti yt nuk ishte aq fisnik sa shtirej. E drejta jote të besosh ç'të duash për të: nëse të është pjekur në kokë se promemoria e rreme nuk është e tillë, atëherë besoje, s'të ndal kush, por trego sadopak dinjitet kur vie puna te viktimat e Kasëmit dhe mos ia arsyeto vrasjet që i bëri, se çuna të rinj ishin dhe ky terroristi i kuq ua mori jetën në lule të rinisë për arsye të pasqaruara.--[[Përdoruesi:Udha|Udha]] ([[Përdoruesi diskutim:Udha|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 11:45 (CET)
::{{ping|Udha}} Binomi Enver-Kadare është fare i kthjelltë për këdo që diktaturën e përjetoi nga përvoja e dorës së parë, jo si ekskursion joautentik me anë të propagandës që iu avit. Çka e rrethoi Kasëmin në nivel sulmesh dhe heshtjeje veçse e ripohon. Në rastin tënd, që i ke viça të artë Enver-Ismailin, është çrregullim i njohur psikologjik mveshja e patologjive vetjake tek të tjerët për t'iu arratisur problemit real: është obsesioni yt për Enver-Ismailin që nuk të lë të shohësh qëndrimet e të tjerëve dhe cilido që u ka cënuar kullën e fildishtë të është dukur si kult individi. Po a ka më kult individi se diktatori dhe shkrimtari për të cilin ajo diktaturë investoi pa masë? Aq sa u bë edhe shkrimtar kalibri botëror, kjo më shumë në sajë të [[përkthyesit të tërfisëm|Jusuf Vrioni]] që e përkthente nga Burgu i Burrelit sesa prej ndonjëfarë talenti narrativ të vetë penës së tij. Se kush e mbrojti janë punë arkivistësh të zbulohen dhe nuk ia fsheh kush as atësinë e Sigurimit, siç nuk fsheh kush as që Enveri merrte urdhëra nga Miladin-Mugosha-Tempo. Kasëmi është një rast i çuditshëm, në mes të rasteve të tjera që t'i lartpërmenda, që duhen parë hap pas hapi dhe të lihet hapësirë për kthjellime të mëpasme dhe jo parashkrime që për prerje enciklopedike nuk kanë si të jenë përshkrime shterruese. Si unë, si Hatake jemi të lerë pas '90 (ndjemë për të dhënën vetjake, ndonëse të padëmshme besoj, por orientuese për tymnajën që ke për botëkuptim) - kësodore, nuk ka se si të kemi ndjeshmëri të tejzellshme partizanshmërishtshe (si ti për Enver-Ismailin) për Kasëmin. Përshtypja e përgjithshme e atij segmenti të përndjekurish, mes të cilëve edhe familjarë tanë, që ruanin veti shqiptare të mirëfillta pa marrinë kolektive të përshfaqur në Ferizaj i së cilës je zëdhënës mjerisht i denjë, dhe që kishin ndershmëri intelektuale, përcollën për Kasëmin një profil delikat - përkatësisht për rastin e tij kurioz. Kjo pa mëtimin për vetinë profetësuese, thjesht për t'i dhënë hakën. Patjetër që e gjitha kjo do të arsyetohet: Kasëmi qe pjesë e një lëvizje kokekëmbë terroriste, që kishte për kryetar shtabi Enveri që dhjamosej dhe shalohej me Miladinët në bjeshkët. Por në kundërshtim me Mehmet interbrigadistin me përvojë të Spanjës, Staraveckën xhandar dhe Enverin që s'e shkrehu kurrë një pisqollë, Kasëmi hyri me hovin rinor në lëvizjen e thënë. Ky pra dhe është parakushti që i duhet dikujt që do t'i kushtojë kohën dhe burimet e veta një biografie: aftësia për ta kontekstualizuar dhe për t'i hyrë brendisë së ngjarjeve i shpenguar nga pasionet. E paqartë për dikë që mes rreshtash betohet për kokë të Enver-Ismailit që nuk do të lejojë kënd t'i kushtojë qëndrime të kthjellta palëve tjera, dhe gjë që nuk mund ta çnxësh online --[[Përdoruesi:Fukingusername|Ku-kemi-lerë-o-Çajup]] ([[Përdoruesi diskutim:Fukingusername|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 12:21 (CET)