Sulejman bej Delvina: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v plotesim
→‎Jeta: detajim, pasurim, thuktezim
Rreshti 61:
Në korrik 1911 udhëhoqi manifestimin e studentëve shqiptarë në Stamboll për të mbështetur alfabetin dhe kërkesat shqiptare. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të kombit shqiptar.
 
Në vitin 1918 bëri pjesë në delegacionin e kryesuar nga [[Halil pashë Alizoti]] me pjesëtar P. [[Jul Bonati|Jul Bonatin]], [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] dhe [[Benedikt Blinishti|B. Blinishtin]] në [[Konferenca e paqës së Vërsajës|Konferencën e Paqes]] për të mbrojtur çështjen e kufijve të Shqipërisë.
Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike të lindura në gjirin e përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm. Projektet për copëtimin e Shqipërisë nuk mund të ndryshoheshin dot nga përfaqësuesit shqiptarë mes të cilëve qe edhe Delvina.
 
Me punimet e [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjes]] emërohet kryetar i qeverisë së re.
 
Qeveria e tij u përball me detyrën e vështirë për t'u përballur me gjithçka nga fillimi. Qeveria e tij synoi zhvillimin e të gjitha degëve të administratës në fushën e brendshme dhe në mbrojtjen e pavarësisë së vendit në fushën e jashtme. Filloi punën e saj me mungesa të shumta. Gjatë muajve shkurt-mars, qeveria vuri kontrollin e saj në pjesën më të madhe të vendit. Më 6 mars 1920 komisioni i Shkodrës miratoi vendimet e Kongresit të Lushnjes. Më 13 mars 1920 qeveria e përfaqësuar nga ministrat Ahmet Zogu dhe Hoxha Kadri arriti bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit.