[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 33:
== Politika ==
Burreli është qendra administrative e [[Rrethi i Matit|rrethit te Matit]] i cili ben pjese ne [[Qarku i Dibrës|qarkun e Dibres]]. Që nga viti 2015, qyteti i Burrelit është pjesë e Bashkisë Mat, e cila përfshin 8 njësi administrative. Kryetar i Bashkisë së Matit është Nezir Rizvani, i zgjedhur nga [[Partia Demokratike]].<ref>[http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2015/rezultatet/Lidhja%201%20-%20kryetar_rez_perfundimtar.pdf KQZ]</ref> Në këshillin bashkiak, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet ka 9 mandate, ndërsa Aleanca për Shqipërinë Europiane ka 12 mandate.<ref>[http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2015/rezultatet/150820%20-%20DTI%20-%20shperndarja%20e%20%20%20mandateve_parti_bashki.pdf KQZ]</ref>
 
== Traditat dhe zakonet ==
Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit.Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore.Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë. Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.Gjatë gjithë veprimtarisë së shtëpisë së kulturës në Mat u përgatitën mjaft ansamble ekoncerte folklorike dhe artistike, u përgatiten premiera estrade e takime teatrale.
 
Dega e teatrit dhe e estradës drejtohej nga regjizori i talentuar Bajram Ballabani, Shtëpia e Kulturës në Burrel u bë qendër e grumbullimit të folklorit popullor matjan. Nëpërmjet disa festivaleve apo takimeve folklorike, artistike, teatrore etj, jo vetëm evidentohej folklori, por zbuloheshin talente të këngës e të interpretimit të folklorit e të muzikës matjane. Mbi bazën e elementit të përzgjedhur dhe të materialit folklorik dhehumoristik ngriheshin ansamblet folklorike dhe të estradës të cilët konkuronin në aktivitete kombëtare. Mati zuri vend në shumë festivale e takime artisike si në Gjirokastër, Elbasan, vlorë, Berat, Kukës, Peshkopi, Lezhë etj.
 
Këngëtarja popullore matjane Feride Kurti dhe pasuesit Florida Tefa, Fatmira Likmeta, Drita Suci, u bënë të njohura dhe shumë të kërkuara në Radiotelevizion. Esat Ruka me këngët e tij epike ishte një talent I ri që më vonë u bë shumë I njohur dhe një nga drejtuesit e Ansamblit Mati.
 
Pormerita të vecanta si instrumentalist dhe drejtues artistic e krijues ka Artisti I Merituar Imerr Neli.Shtëpia e kulturës së Matit në aktivitete kombëtare është nderuar edhe me cmime si në festivalin folkloric të Elbasanit 1969, në festivalin folkloric të Gjirokastrës në vitin 1978 dhe në vitin 1983, në Lezhë, si dhe në Kukës ku orkestrina e Matit ka marrë vazhdimisht cmime të para.
 
===Kryetarët e Bashkisë ndër vite===