Content deleted Content added
U krijua artikulli me informatat elementare
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 19 dhjetor 2017 01:06

Telex (ose AVI Telex) ka qenë grup muzikor shqiptar i zhanrit rok i formuar në Shkup në vitin 1981 nga të rinj entuziastë të Gjimnazit "Zef Lush Marku" në Shkup.

Paraqitjet e para skenike Telexi i realizoi në bashkëpunim dhe nën patronazhin e SHKA "Ibe Palikuqi" e Shkupit, e që ishin paraqitjet fillestare të kësaj shoqërie kulturore artistike.

Teleksi mori pjesë në shumë festivale e rok manifestime dhe kishin edhe turne të përbashkët me rok-grupin sarajevas "Bijelo Dugme".

Në vitin 1981 e 1982 incizuan këngët e para në studion e re të Radiotelevizionit të Shkupit, në atë kohë privilegj vetëm për artistët e dalluar.

Në vitin 1982 dhe 1983 në valët e Radio Prishtinës u zgjodhën grupi i vitit. Në vitin 1983 një këngë e shkruar nga Telexi për grupin Bijelo Dugme u bë hit i madh në Jugosllavi dhe me paraqitjen e tyre në koncertet e përbashkëta fituan respektin e merituar edhe në skenën jugosllave.

Në vitit 1984 fituan Mikrofonin e artë të RTP-së. Në vitin 1985 u editua kaseta e parë në produksion të RTP-së e cila u shit në një tirazh mjaft të madh që në atë kohë ishte i paarritshëm për shumë artistë. Pasuan koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.

Për më shumë se tridhjetë vite, të arriturat dhe vlerat artistike të Telexit kanë qenë inspirim dhe motivim i shumë artistëve.

Anëtarët

  • Ismet Shaini,
  • Shpend Ahmeti,
  • Enver Bunjaku,
  • Ylli Ismaili dhe
  • Sejat Jakupi.

Albumet

Këngët