[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime mark up-i duke përdorur AWB
Vetem Muajn
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
[[Skeda:Agim Qirjaqi.jpg|parapamje|300px]]
'''Agim Qirjaqi''' ishte një [[aktori|aktor]] dhe [[regjisori|regjisor]] shqiptar. U lind në [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjë]] në vitin27 janar [[1950]], dhe vdiq më 28 mars të vitit 2010. Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “[[Rrugë të bardha]]” i Viktor Gjikës (Profesori), “[[Lulëkuqet mbi mure]]” i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në [[Festivali i II-të të Filmit|Festivalin II të Filmit]], më {{F|1977}}.
 
Më pas punon si regjisor në [[Radio Televizioni Shqiptar|TVSH]], ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik “[[Dorina]]” ({{F|1980}}). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtrinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më [[1981]]. Në vitet ’80 interpreton rregullisht në teatër dhe në filma, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.